Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BB: Shqipërisë do t’i duhet më shumë angazhim që të ulë borxhin

2019/08/22 at 9:41 AM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BB: Shqipërisë do t’i duhet më shumë angazhim që të ulë borxhin

Shqipërisë dhe Malit të Zi do t’i duhet më shumë angazhim për zbatimin e rregullave fiskale që vendosin dhe që kanë në objekt uljen e borxhit apo mbajtjen nën kontroll të deficitit. Në shumë raste rregullat që vendet vendosin hasin në devijme ndërkohë që mungesa e informimit të përgjithshëm të publik ul presionin politik për zbatimin e tyre. Një dokument i departamentit Makroekonomik dhe atij për Praktikat Globale në Investime dhe Tregti pranë Bankës Botërore trajton në veçanti rregullat fiskale në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kështu referuar këtij dokumenti thuhet se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndryshëm në shumë aspekte ndaj secili sipas raportit duhet që të aplikoje rregulla të ndryshme për të arritur të njëjtin qëllim. Shqipëria dhe Serbia janë kampionet e “borxhit të lartë publik”. Shqipëria ka rregullin kryesor që të ulë borxhin publik në nivelin 45 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky rregull plotësohet nga të tjera rregulla siç është ai për nivelin e deficitit që në rast të një rritje 5 për qind të ekonomisë ai nuk duhet të kalojë 2 për qind të PBB-së si dhe një tjetër rregull për shpenzimet korrente apo 0.7 për qindëshi që buxhetohet në kontigjenca. Ashtu siç ka një rregull për shpenzimet që nënvizon se deficiti për 3 mujorin e parë të vitit nuk mund të tejkalojë 30 për qind të defiçitit të planifikuar për gjithë vitin.

“Objektivi i borxhit të Shqipërisë është i matur por rregulli për borxhin nuk siguron ndonjë shpejtësi të veçantë për të shkuar drejt këtij targeti. Që të bëhet progres i mirë do të duhet të bëhet më shumë sesa thjesht të zbatohet rregulli gjatë viteve. Nga ana tjetër rregulli mund të jetë shumë kërkues gjatë recesioneve që nuk janë aq të rënda sa për të anashkaluar klauzolat.

Analizat tregojnë se në disa vende përmbushja minimale me rregullin e deficitit nuk do ta ulë borxhin në nivele që konsiderohen të matura apo të kujdesshme. Shqipërisë do t’i duhet që të ketë një suficit prej 0.8 për qind të PBB-së çdo vit për të arritur objektivin e saj të borxhit prej 45 për qind deri në vitin 2025  çka është shumë më tepër sesa kërkohet nga rregulli i dificitit” thuhet në dokument.

I njëjti, në përmbledhjen kryesore nënvizon se politikat drejt rregullave fiskale janë një çështje e rëndësishme në vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia). Sipas një vlerësimi të përafërt vendet me rregulla (të gjitha përveç Maqedonisë së Veriut) kanë përmbushur pjesën për rregullin e borxhit publik dhe përgjithësisht për defiçitin në pak më shumë se gjysmën e kohës. “Një anketë online e cila u zhvillua në kuadër të këtij studimi sugjeron së kuptueshmëria e publikut në këto rregulla është e kufizuar çka mund të ulë presionin politik për përmbushjen. Për të ulur borxhin në nivele të matura Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë nevojë për angazhim të fortë për të përmbushur rregullat e tyre fiskale dhe shpesh do tju duhet që të bëjnë më shumë sesa kërkojnë rregullat e tyre të deficitit, ndoshta më shumë angazhim sesa është demonstruar në vitet e fundit” thuhet në raport./ Burimi: Monitor

Ju sugjerojmë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Aktualitet

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

6 Qershor, 2025 3:40 pm
Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
Aktualitet

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

6 Qershor, 2025 3:27 pm
“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
Aktualitet

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

6 Qershor, 2025 3:19 pm
Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
Aktualitet

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

6 Qershor, 2025 3:16 pm
Akuzat/ Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy shqiptarët
Bota

Interpoli arreston 20 persona në operacionin kundër abuzimit seksual me fëmijë

6 Qershor, 2025 2:55 pm
Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Para
Akuzat ndaj Valdrin Pjetrit, PD: Çfarë dëshmon rrëzimi i Ramës në Shkodër

PD kërkesë Prokurorisë për një tjetër kryebashkiak: Të verifikohet

Bie nga lartësia, humb jetën punëtori në Sauk

E përplas makina, ndërron jetë i moshuari në Durrës

Rama publikon videon: Çfarë do të ndodhë me rrugën e Thethit

Rama publikon videon: Çfarë do të ndodhë me rrugën e Thethit

TE FUNDIT

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
6 Qershor, 2025

Në panelin e radhës me katër arkitektë në Festivalin “Bukë & Zemër”, foli arkitekti kilian Alejandro Aravanea, i cili ka...

Lexo më shumë

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit

Tentoi të fuste naftë kontrabandë, 1 në pranga/ Karburanti, në serbatorët e kamionit
6 Qershor, 2025

Tentoi të kalonte naftë kontrabandë, arrestohen nga policia kufitare 38 vjeçari.  Në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Thanë, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com