Banka Botërore dënon sulmin ndaj biznesmenit libanez, i cili u detyrua të linte Shqipërinë pasi u rrah në rrugë.
“Incidenti me biznesmenin libanez është një ngjarje fatkeqe. Shqipëria duhet të sigurojë një klimë biznesi të rangut botëror”, u shpreh përfaqësuesja e Bankës Botërore Tahsen Sajed lidhur me dhunimin e Fadih Mitri.
Më pas përfaqësuesja e Bankës Botërore u ndal te rritja ekonomike e Shqipërisë. Sipas raportit të fundit të Rregullit Ekonomik për Europën Juglindore,rritja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të forcohet kete vit.
Rritja ekonomike pritet të jetë 3.2 përqind, krahasuar me nivelin 2.8 përqind në 2015 dhe parashikohet të arrijë në 3.5 përqind deri në 2018.
Në lidhje me rajonin, Banka Botërore vlerëson se Serbia është vendi me rritjen më të madhe ekonomike, ndërsa Kosova, me rritjen më të shpejtë.
Ndërkohë konstatohen problematika të tilla si: Rënie e investimeve publike, papunesi, etj. Gjithashtu BB i sugjeroi qeverise që të gjejë instrumentat per rritjen e pagave dhe pensioneve.