Kryesore

Bazë e NATO-s në Durrës/Berisha: Propozimi i Ramës megaskandal,Stoltenberg s’e…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:02 - 14/07/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, ka folur lidhur me propozimin e kryeministrit Edi Rama për një bazën të re detare në Durrës.

Berisha tha se Stoltenberg bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga Rama në lidhje me këtë çështje.

Sipas kreut të PD, propozimi i Ramës është një megaskandal.

Kërkon tani të tërheqë ta mbulojë këtë me angazhimin e NATO-s në Porto Romano. Ky propozim i Edi Ramës është një megaskandal i cili kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka aleanca për qëllime të veta korruptive. Pata kënaqësinë e madhe të konstatoj në konferencën e shtypit ndonëse Rama nisi recitimin e tij me Porto Romanon dhe portin e madhërishëm që do të ndërtohej, por Sekretari i Përgjithshëm bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga bashkëbiseduesi dhe foli për kontributin e Shqipërisë, për rolin e saj, dhe foli për Ballkanin. E përshëndes përzemërsisht. Shtoj këtu se është guxim i madh të dalësh e të shëtisësh në një kohë kur ke damkën e një megakorruptori, e një persekutori të fjalës së lirë. Në një kohë kur bën gjithçka për të larë paratë e krimit dhe për ta bërë vendin tënd simbol të drogës dhe krimit”,-tha Berisha.

Pas