Kryeministri, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar pamjet nga baza ajrore taktike e NATO-s që do të hapet më 4 Mars në Kuçovë.
Në një postim në “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se kjo bazë ajrore do të luajë një rol kryesor në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s.
“MIRËMËNGJES, dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe si një qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama në Facebook.
Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n duke ofruar transport ajror, mbështetje logjistike, policimin ajror si dhe trajnime dhe stërvitje.