Bayern Munich ka mposhtur me rezultatin 0-4 Hertha Berlin, duke marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme në luftën për titull, i cili këtë sezon nuk pritet të jetë i lehtë për kampionët.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, Bayern “shpërtheu” në të dytën. Fillimisht ishte Muller që hapi serinë e golave, ndërsa më pas shënoi i përhershme Lewandoëski, ndërsa realizuan edhe Alcantara dhe në fund Perisic.
Megjithatë, Bayern sërish gjendet 4 pikë larg kreut i cili mbahet ndaj RB Leipzig, i cili fitoi një ditë më parë 3-1 ndaj Union Berlin./Opinion.al