Sport

Bayern Munchen merr sulmuesin e Barcelonës


               Publikuar në : 15:58 - 17/08/19 |
Opi Nion

Braziliani Philippe Coutinho është zyrtarisht lojtari i Bayern Munchen. Trasferimi i sulmuesit është konfirmuar nga vetë skuadra gjermane përmes një portimi në faqene saj zyrtare në rrjetet sociale.

Mësohet se kampionët e Gjermanisë dhe Barcelona kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshjen që braziliani të luaj për Bayern në me huazim dhe me të drejtë blerje të 27-vjeçarit.

Coutinho ishte i shumë përfolur në këtë merkato vere për t’u transferuar në Francë te PSG, si pjesë e një marrëveshje të mundshme me kryeqytetasit francezë për transferimin e Neymar, por në fund ka qenë Bayern që ka bindur lojtarin dhe më pas klubin spanjoll./ Opinion.al E.Xh.

Pas