Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Batutat e Ramës në darkën me femrat e medias, ‘jeni shtriga’

2016/12/17 at 9:09 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Batutat e Ramës në darkën me femrat e medias, ‘jeni shtriga’

Edhe këtë fundvit, siç është bërë traditë vitet e fundit, Linda Rama ka shtruar darkën e fundvitit për gazetaret dhe femrat e medias. E ftuar speciale ka qenë edhe shkrimtarja Helena Kadare.


Motoja e kësaj darke ishte, “The best is yet to come” (Më e mira do të vijë). Kështu e kishte konceptuar Linda Rama, një grua dinjitoze dhe që e ndihmon Edi Ramën kur flitet për ekonominë e vendit.

Linda mbetet një prej profesionisteve më të mira në vend në fushën e ekonomisë. Në darkë ishin të pranishme: Eni Vasili, Anila Basha, Rudina Xhunga, Zana Çela, Sonila Agostini, Beti Njuma, Iris Luarasi, Alketa Vejsiu, Valbona Kurti, Monika Stafa, Jonida Shehu, Alba Malltezi, Arta Marku, Mira Kazhani, Genta Popa dhe Ilva Tare. Por kishte dhe disa mungesa si: Arbana Osmani, Iva Tiço dhe Mimoza Picari, të cilat e justifikuan mungesën e tyre për arsye pune.

Burime për “Bluetooth” kanë mësuar se kjo darkë ka kaluar mes batutave nga ana e kryeministrit drejtuar gazetareve femra. Gazetaret janë pritur nga Linda Rama, ndërsa kryeministri i është bashkuar darkës më vonë ku edhe nuk ka kursyer batutat.

Ballë për ballë ai i quajti gazetaret shtriga, ndërkohë që atyre iu është dukur shumë miqësor ky fakt dhe kanë reaguar me të qeshura.

Megjithatë sipas të pranishmeve, ai është treguar më i kujdesshëm se përballjet publike që ka pasur me to. Të ftuarat, por edhe çifti kryeministror i kanë evituar temat politike, duke shijuar një natë mes miqsh.

Alketa Vejsiu, një ndër të ftuarat, por edhe drejtuesja e kompanisë që u përzgjodh për dekorin, rrëfen për “Bluetooth” se ishte zgjedhur një dekor minimalist.

“Eventi ishte një moment i mirë takimi me kolege të sektorit, një darkë tradita e të cilës daton me 7 vite më parë. Është një ritual miqësor, jo protokollar, shumë elegant. Dekori ishte minimalist, trëndafila koral, pjata trasparente. Çdo gazetare kishte një trëndafil në pjatë”, është shprehur Alketa.

Natyrisht që gjatë mbrëmjes ka pasur edhe një dhuratë shumë domethënëse për femrat e gazetarisë së vendit tonë. Një instalacion në formë pende ka qenë dhurata që Linda Rama kishte zgjedhur këtë vit. Instalacioni me një design të veçantë deri në detaje thuhet se është ideuar nga vajza e bashkëshortes së kryeministrit, Rea.

Çdo pendë e vogël përmbante një aforizëm për gazetarinë, për shtypin e lirë, të drejtën për lirinë e fjalës dhe të zgjedhjes nga shkrimtarë dhe poetë botërorë. Secila nga të ftuarat do të ruajë si kujtim një copëz magnet nga instalacioni bashkë me aforizmin dhe shprehjen përkatëse.

Edhe këtë vit ka vijuar tradita e byrekut me lek. Vitin e kaluar “lekun”, një medalion të krijuar enkas, e fitoi Rudina Xhunga, ndërsa këtë vit ishte radha e një tjetër gazetareje televizioni.

Sonila Agostini, gazetarja që aktualisht punon në Radio Televizionin Shqiptar mori monedhën për këtë vit, ku, gjithashtu, nuk mungoi çasti i këndshëm i lekut, sa tradicional aq edhe argëtues që i vendos në një garë miqësore koleget e medias./G.SH

 



Ju sugjerojmë

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë
Bota

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë

23 Maj, 2025 8:23 am
Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë
Aktualitet

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë

23 Maj, 2025 8:22 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025

23 Maj, 2025 8:20 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2025

23 Maj, 2025 8:06 am
Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Berisha në “Opinion”: Zarfat u mbushën në Shqipëri

22 Maj, 2025 10:42 pm
Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…
-U tha në Opinion

Çfarë i solli koalicioni PD? Berisha: Nëse do të ishin Shehaj e Lapaj…

22 Maj, 2025 10:38 pm
Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj
-U tha në Opinion

Zgjedhjet, Berisha: PD ofroi kandidatët më të mirë në gjithë ekzistencën e saj

22 Maj, 2025 10:16 pm
Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale
-U tha në Opinion

Sali Berisha: Rama fitoi 28 mandate me bandat kriminale

22 Maj, 2025 10:06 pm
Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë
-U tha në Opinion

Humbi zgjedhjet, Berisha: Kur del në fushë me makinerinë e shtetit, kjo është farsë

22 Maj, 2025 9:43 pm
Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë
-U tha në Opinion

Fevziu në ‘Opinion’:Artan Lame ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 Maj, 2025 9:24 pm
Para
Flakët shkrumbojnë Pallatin e Kulturës në Maliq

Tiranë/ Zjarr në apartamentin e tri vajzave, njëra u hodh nga ballkoni për të shpëtuar

Kolumbia ndryshon emrin e malit ku u rrëzua aeroplani i Chapecoenses

Kolumbia ndryshon emrin e malit ku u rrëzua aeroplani i Chapecoenses

Emri/ Punëtori u plagos në kokë, policia arreston biznesmenin

Emri/ Punëtori u plagos në kokë, policia arreston biznesmenin
















TE FUNDIT

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë

Përmbytje shkatërruese godasin Australinë
23 Maj, 2025

Një përmbytje rekord po vazhdon të godasë Australinë Lindore, duke shkaktuar pasoja të rënda për jetën e banorëve dhe infrastrukturën...

Lexo më shumë

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë

Shkolla “s’vlen më”,në bare e restorante paga e kameriereve arrin deri 200 mijë lekë
23 Maj, 2025

Në bare dhe restorante vijon rritja e pagave, për shkak të mungesës për gjetjen e fuqisë punëtore. Enri Jahja, kryetari...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
23 Maj, 2025

Sipas MeteoAlb, do ketë rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 23 maj 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
23 Maj, 2025

Dashi Je ëndërrimtar në zemër. Prandaj, lejoje veten të ëndërrosh sot. Shpërfilli ata që përpiqen të të sjellin përsëri në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com