Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë në Farkë, ku i ka dorëzuar një familjeje çelsat e banesës së rindërtuar. Gjatë vizitës, kreu i qeverisë Edi Rama ka qenë i shoqëruar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj.
Gjatë bashkëbisedimit me familjarët, nuk kanë munguar batutat. Një nga djemtë e familjes student në Universitetin e Arteve i ka thënë Ramës “Jam një shkallë më lart se ty, skulptor”.
Pjesë nga biseda
Djali: Ne kemi qenë krah politik gjithmonë i djathtë.
Edi Rama: Po ça deshe djathtas ti, ku e di ti çfarë është e djathta apo e majta. Ti të djathtën e të majtën di vetëm këmben e futbollit.
Dikush nga familja i thotë kryeministrit: “E ke dhe koleg, se është në Universitetin e Arteve”.
Djali: Unë jam skulptor, një shkallë më lart se ty (qesh).
Edi Rama: Mirë të paktën, por skulptor i majtë ka lezet, jo skulptor i djathtë.