Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Lezhë, është ndalur tek një fabrikë këpucësh, ku ka ngrënë drekë me punonjëset.
Teksa po pozicionoheshin në tavolinë, Rama i ka kërkuar gruas që rrinte përkrah tij, që të afrohej më shumë, për t’i liruar hapësirën një punonjësje tjetër.
Në momentin që gruaja nuk po afronte karrigen, Rama i është drejtuar: Po ti pse nuk afrohesh, apo ke dëgjuar që unë rrah gra? S’ke faj se me gjithë ato që ke dëgjuar për mua…A e ke dëgjuar se dhe une kam një gjak mirditor?
Teksa të gjithë kanë qeshur, gruaja ka thënë se nuk ka frikë, pasi është mirditore.