Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Baton Haxhiu: Grupi terrorist serb ka synuar destabilizimin total të veriut të Kosovës

2023/09/25 at 10:53 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Baton Haxhiu: Grupi terrorist serb ka synuar destabilizimin total të veriut të Kosovës

Në emisionin “Opinion”, analisti Baton Haxhiu ka folur për sulmin e ndodhur ditën e djeshme në veri të Kosovës.

Ai është shprehur se grupi terrorist në Kosovë që vrau një efektiv të Policisë , është i rebeluar kundër Presidentit serb Vuçiç, por edhe ndaj institucioneve të Kosovës.

Haxhiu thotë se kjo situatë ndodhi për shkak të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që sipas tij, është në fund të këtij procesi.

Sipas analistit Haxhiu, pritej që të ndodhte një sulm i tillë. Ai thotë se edhe Qeveria e Kosovës ka patur informacione për një sulm që mund të ndodhte, por shton se ndoshta jo të këtyre përmasave.

Baton Haxhiu analiston se grupi terrorist serb u strehua brenda manastirit të Banjskës me qëllimin për t’u flijuar.

“Është fundi i procesit, do të thotë ka një marrëveshje. Kjo marrëveshje i bën të pavlerë këta njerëz. Për herë të parë, të gjithë të vrarët janë vrarë nga snajperët e Policisë së Kosovës dhe janë të fotografuar. Ne e kemi dhënë lajmin e parë për 3 të vrarë për arsye se kemi pasur komunikim me njerëzit që kanë qenë në pikën e aksionit. I kemi miq dhe kemi një përvojë të jashtëzakonshme për njësinë speciale dhe kanë cakun e parë dhe lejen e parë për sulm e kanë marrë diku në mëngjes. Grupi që ka hyrë këtu mendoj që grupi i rebeluar politikisht me prapavijë të shërbimit sekret që ka pasur prekje ruse dhe të formacioneve të tjera. Ka pasur dhe mercenarë rusë. Grupi i cili është i ka 2 rebelime. Të pari e ka kundër Vuçiç dhe të dytin kundër institucioneve të Kosovës dhe dëshirojnë prezencën e tyre në veri duke luajtur rolin e atyre formacioneve që ne i quanim AKSH. Këta janë grupi radikal brenda institucioneve të Serbisë. Qeveria e Kosovës ka pasur informacione disa javë më herët që po përgatitej një gjë e tillë. Dhe ne e kemi pritur. Fakti që kishte ngërç politik mes Serbisë dhe Kosovës vetëm pritej dita kur do niste sulmi ndaj Policisë së Kosovës. Ne kishim vetëm frikën se cilët policë do vdesin faktikisht. Policia e Kosovës është e rrezikuar në çdo pikë të veriut të Kosovës. Ata janë viktimat e para. Ky formacion ushtarak realisht ka hyrë për destabilizim total të veriut. Ekziston një farë mendimi të një qytetari serb që flijim brenda një institucioni fetar është i shenjtë dhe kur kanë hyrë në manastir, analiza e parë kanë hyrë të flijohen. Gabimin që e kanë nënçmuar Policinë e Kosovës që janë të trajnuar jashtëzakonisht mirë nga ndërkombëtarët. Pse Policia e Kosovës ka merita të jashtëzakoshme? Brenda manastirit nuk ka sulmuar askënd për arsye se do rebeloheshin serbët. Në manastir forcat policore nuk guxojnë të hyjnë pa një marrëveshje. Ata kanë menduar, po supozoj, që do sulmojnë forcat e Policisë së Kosovës dhe aty do realizohej plani i tyre. Manastiri ka një tunel, kurse vendi ku gjendet manastiri është i papërshtatshëm për luftë. Ndoshta më i keqi i mundshëm në Kosovë. Për faktin që kanë menduar do ketë luftë, Policia e Kosovës ka vendosur ta rrethojë perimetrin dhe jo të gjuajë brenda manastirit dhe ata 3 të parët janë vrarë që në fillim. Nga mesdita ka filluar negociimi. Është negociuar,”-tha Haxhiu./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 21 tetor 2025

21 Tetor, 2025 8:01 am
Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
-U tha në Opinion

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

20 Tetor, 2025 11:24 pm
Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
Aktualitet

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

20 Tetor, 2025 11:07 pm
Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
-U tha në Opinion

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

20 Tetor, 2025 11:02 pm
Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?
Emisionet

Aeroporti i Vlorës në “turbulencë”, pse Prokuroria e Tiranës nisi hetimet?

20 Tetor, 2025 10:45 pm
“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”
Rajoni

“Serbia në gjendje të pashpresë pas vendimit të BE-së për gazin rus”

20 Tetor, 2025 10:11 pm
Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla
Bota

Trump nënshkruan marrëveshje me kryeministrin e Australisë për mineralet e rralla

20 Tetor, 2025 8:58 pm
Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni
Bota

Trump kërcënon Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ose do të zhdukeni

20 Tetor, 2025 8:26 pm
Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen
Bota

Trump: Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin, por mund t’ja dalim për paqen

20 Tetor, 2025 7:30 pm
Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg
Bota

Sarkozi u prit nga Macron në Pallatin Presidencial para se të shkojë në burg

20 Tetor, 2025 7:02 pm
Para
Arrestohen edhe dy serbë në Banjskë të Zveçanit

Arrestohen edhe dy serbë në Banjskë të Zveçanit

Alizoti: Serbia më e rrezikshme se Rusia, shqiptarët të unifikohen

Alizoti: Serbia më e rrezikshme se Rusia, shqiptarët të unifikohen

Horoskopi për sot, 13 gusht 2023

Horoskopi për sot, 26 shtator 2023

TE FUNDIT

Horoskopi, 21 tetor 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
21 Tetor, 2025

DASHI Ke përjetuar disa konflikte gjatë dy ditëve të fundit, por nervat e tua do të rikthehen në orët e...

Lexo më shumë

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…

Bashkëpunimi i bizneseve shqiptare në Abu Dhabi, Marku: Kompanitë rriten nëse…
20 Tetor, 2025

Valentina Markut, shqiptarja që po promovon mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ka folur në...

Lexo më shumë

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara

Shqiptarja që po hap dyert e investimeve në Emiratet e Bashkuara
20 Tetor, 2025

Abu Dhabi po kthehet në një qendër të rëndësishme për investime, inovacion dhe zhvillim ekonomik — dhe në këtë skenë...

Lexo më shumë

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…

Konfliktet për aeroportin e Vlorës, Buzhala: Ja pse zënka mes aksionerëve ka…
20 Tetor, 2025

Aeroporti i Vlorës, është kthyer në një “shënjestër” mes aksionerëve për shkak të konflikteve midis tyre. Gazetari Berat Buzhali, i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com