Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basti i fundit i Edi Ramës!

2019/01/12 at 8:34 PM
në Komente, Kryesore
Kohë leximi: 5 min
A A
Basti i fundit i Edi Ramës!

Nga Desada Metaj


Që nga dita kur u propozua si ministër i Jashtëm, Genti Cakaj është shndërruar në personazhin më të përfolur në politikë, media dhe rrjete sociale. 28 vjeçari nga Kosova, ndoshta do e ketë patur të vështirë të përballojë lumin e madh të komenteve, pjesa më e madhe jo dashamirëse ndaj tij. Përtej kësaj, më e rëndë duhet të ketë qenë për një të ri në moshë dhe eksperiencë pune, të përballet me vendimet dhe përplasjet e ashpra mes Presidentit dhe Kryeministrit të një vendi ku ai ka pak ose aspak miq e shokë të vërtetë.

Kjo ndoshta për shkak se nuk ka lindur dhe është rritur në Shqipëri, por dhe për faktin se posti që ai duhet të merrte është kaq i lakmuar dhe i sulmuar edhe brenda vetë PS. Edhe avokatia e vetë Kryeministrit apo e gazetarit Baton Haxhiu, duket se më shumë e kanë dëmtuar se sa ndihmuar zotin Cakaj që të konfigurohet si diplomat i zoti dhe si një i ri që mund të mbajë mbi shpatulla diplomacinë e Shqipërisë.

Përtej vorbullës së asaj që është thënë dhe gatuar për të riun nga Kosova, përtej deklaratave kryeneçe të Presidentit dhe Kryeministrit, mesa duket fshihet dhe basti i fundit që Edi Rama ka vënë për pushtetin e tij. Dhe hera e fundit, ka rreziqe që kreu i maxhorancës i ka llogaritur mirë e që nuk kanë të bëjnë as me “lotët” për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, as me betejën politike me opozitën, madje as me përballjen gjysëm teatrale dhe të përsëritur me Presidentin Meta.

Këtë herë, basti i Edi Ramës është me njerëzit e tij brenda grupit parlamentar të PS dhe jo vetëm. Është basti i fundit me veten, si basketbollist mediokër, si piktor i sforcuar dhe tashmë si politikan në mundësinë për të rrënuar apo ringritur imazhin e tij (të paktën tek socialistët që e duan ende). Është basti i hequr në minutat e fundit para ndërrimit të qeverisë e që la pa fjalë e me fytyra të shastisura shumicën e deputetëve rilindas. Askush në sallën ku u lexuan emrat e ministrave të rinj nuk ishte konsultuar, apo së paku informuar se financat e Shqipërisë do të jenë në duart e një gruaje thuajse të panjohur, për të cilën nuk ka asnjë foto apo CV të qartë në internet.

Edhe emri i ministres së re të Arsimit ishte po aq i panjohur,veç faktit që njihej si zëvendës ministrja nga Kosova. Sa për kulturën dhe diplomacinë, besoj se ende shumica e deputetëve të PS nuk i kanë parë live apo të kenë patur mundësi të shkëmbejnë një fjalë me ta. Kjo mënyrë arrogante dhe gati-gati fyese e prezantimit të ministrave të rinj, përballë një grupi parlamentar që ka fituar mazhorancën, nuk mund të zbutej as me emrin e Erion Braçes e aq më pak të Elisa Spiropalit që më mirë se publiku, e dinë vetë socialistët se si i ka drejtuar doganat.

Të ndodhur përballë këtij fakti, si rrallëherë deputetët e një partie të madhe heshtën. Ish-ministrat u fshehën pas mesazheve “ngushëlluese” për njëri-tjetrin e ca të tjerë shfletonin faqet e intrigave të vogla për ministrat e rinj. Por askush nuk foli, as për ata që ikën e aq më pak për të rinjtë që morën detyrën duke sfiduar (ndoshta jo me dëshirën e tyre) emrat e njohur të një partie të madhe që herën e fundit i ka fituar e vetme zgjedhjet parlamentare. Të ndodhur përballë faktit të kryer, disa prej tyre kishin shpresat e vakëta që Cakaj mos të dekretohej e ndonjë skandal i fshehur për ministrat e rinj të publikohej në media.

Në ditët kur opinioni publik ende zien për ndryshimet në qeveri  dhe emrat e ministrave të rinj, socialistët që dy vjet më parë nuk e ndanë me askënd entuziazmin për fitoren e zgjedhjeve heshtën në kor. Me shpresën se një forcë e jashtme, media, opozita apo dikush tjetër me fuqi të shtuara në bashkinë e Tiranës do ta bënte Edi Ramën “të llogariste” dhe deputetët e vet. Duke harruar ndoshta se me këtë mënyrë diabolike dhe talljeje deri diku publike me të zgjedhurit e listës së vet, Edi Rama ka qeverisur dikur ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Tiranës e sot e kësaj dite qeverinë. Por nuk mundën deri sa arritën në këtë pikë, socialistët dhe bashkë me ta dhe të tjerë që nuk kanë votuar apo admiruar rilindjen e Edi Ramës, prekën dhe panë disa baste të humbura të kryeministrit.

Edi Rama humbi bastin me studentët, për një protestë që nuk ka fuqinë e ditëve të para por ende ka shkëndija të forta. Më herët atij iu desh të gënjente e më pas të shkarkonte Fatmir Xhafën. Humbi bastin me banorët e Astirit, protesta e të cilëve bëri të mundur zbulimin e skandalit ndoshta më të rëndë të viteve të fundit. Ndërsa kjo me të vetët duket të jetë basti i fundit i një kryeministri që së fundmi ka ditur vetëm të luajë me “humbjen në xhep” dhe të shfaqet si gallataxhi.

Nuk e di a kanë qeshur socialistët, ata që vërtet besojnë ende tek vlerat e vërteta, kur kanë parë drejtuesin e tyre të shfytyruar nga skandalet e njëpasnjëshme duke bërë humor në tv, të ngërdheshur në takimet e stisura me studentët e së fundmi të acaruar në kulm në mbrojtje të ministrit të Jashtëm që nuk ka asnjë avokat në radhët e PS. Që duket të jetë më i pafajshmi në një kohë kur dhe më besnikët e Edi Ramës e kanë të vështirë të bëjnë avokatin e skandaleve dhe kllounadës pa shije që kryeminstri ka zgjedhur të bëjë të paktën këto javë.

Ndaj basti i fundit i Edi Ramës duket të jetë më i vështirë se mbyllja e pikave të basteve nëpër Shqipëri. Sepse kur  ekuilibrat e brishta të pushtetit 6-vjeçar të rrënuar nga skandalet e njëpasnjëshme nisin të lëkunden nga zgjedhjet personale dhe ndikimet familjare, dhe ata që i ke konsideruar si “besnikët” e tu do e kenë zhgënjimin më të madh se dëshirën për të qenë pjesë e një partie që qeveris me njerëz “pa parti”. Dhe shkëlqimin e dëshiruar si sportist dhe artist,vështirë se mund ta gjesh në dy vitet e fundit të mandatit, ku çdo kryeministër ka përjetuar periudhën më të keqe si politikan. Ndaj për sa më lart basti i fundit mund të jetë dhe ai koefiçentin më të ulët në historinë e bastexhinjve të politikës shqiptare./ Opinion.al

Etiketa: Basti i fundit i Ramesdesada metaj


Ju sugjerojmë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
Kronikë

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

15 Nëntor, 2025 10:51 pm
Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
Kryesore

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

15 Nëntor, 2025 9:09 pm
Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen
Aktualitet

Shqipëri-Angli/ Policia zbulon planin e masave, ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor, 2025 5:58 pm
Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur
Kryesore

Çështja Broja, Sylvinho: Ishte i zhgënjyer, por e kemi zgjidhur

15 Nëntor, 2025 5:52 pm
PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje
Kryesore

PD humbi në 5 bashki, Berisha: Faktoi se Rama nuk bën zgjedhje

15 Nëntor, 2025 3:26 pm
Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet
Kryesore

Berisha: Rama pranoi se mungojnë ilaçet

15 Nëntor, 2025 1:23 pm
Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur
Kryesore

Atentati në Rinas, Rama:Nëse do të kishim kamera inteligjente, do të ishte zbardhur

15 Nëntor, 2025 12:40 pm
Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë
Kryesore

Rama: Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Veliajn, tani ta kthejë në zyrë

15 Nëntor, 2025 11:53 am
Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet
Kryesore

Rama:Manastirliu do të jetë kandidatja jonë për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

15 Nëntor, 2025 11:51 am
U plagos në atentatin e Rinasit, si paraqitet gjendja e Mustafa Sheqerit
Kronikë

Atentati në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma, agjenti i AMP, Muçi Shaljani

15 Nëntor, 2025 8:32 am
Para
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që tradhëtohen më së shumti nga partneri

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që tradhëtohen më së shumti nga partneri

Emrat/ Kapen dy çanta me drogë në Gjirokastër, arrestohen dy shtetas

Emrat/ Kapen dy çanta me drogë në Gjirokastër, arrestohen dy shtetas

Moderatorja shqiptare bën aksident me makinë,reagimi i saj habit ndjekësit

Moderatorja shqiptare bën aksident me makinë,reagimi i saj habit ndjekësit
















TE FUNDIT

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur

I qëlluan me armë zjarri, bën dhe aksident, 42-vjeçari shkon në spital i plagosur
15 Nëntor, 2025

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit ndërsa nga kjo ngjarje nuk ka persona të plagosur...

Lexo më shumë

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb

Medalje e artë për Kosovën, Distria Krasniqi shkëlqen në Zagreb
15 Nëntor, 2025

Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka arritur edhe një sukses të madh, duke i dhuruar Kosovës medaljen e artë në Grand...

Lexo më shumë

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje

Përballja me Shqipërinë, Kane: Nuk duam ta mbyllim raundi e kualifikueseve me humbje
15 Nëntor, 2025

Kapiteni i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, ka folur para ndeshjes së fundit të raundit të kualifikueseve ndaj Shqipërisë, duke...

Lexo më shumë

Nga mishi te kafeja, Trump ul tarifat doganore për mbi 100 produkte ushqimore

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
15 Nëntor, 2025

Tarifa më të ulëta mbi importet bujqësore si mishi i viçit, bananet, kafeja dhe domatet. Këtë e parashikon një urdhër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com