Dy të rinj, të cilët organizonin baste sportive nëpërmjet celularëve, janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit
Policia bën me dije se 22-vjeçari E.S, dhe 20-vjeçarin E.M, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në ambientin (PlayStation), në pronësi të shtetasit A. B., duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al