Aktualitet

Bashkitë pa kryetarë, pas përgjigjes së KQZ, Meta letër Kryeministrisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:43 - 17/01/22 |
Opi Nion

Pas përgjigjes së kthyer nga KQZ, presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër Kryeministrisë përmes së cilës kërkon informacion mbi njësitë vendore ku kryetarëve iu ka mbaruar mandati në mënyrë të parakohshme.

Sipas KQZ pa kryetar janë vetëm tre bashki Vora, Dibra dhe Shkodra dhe jo gjashtë siç është pretenduar nga Presidenti. KQZ thotë se nuk kanë asnjë informacion për Lushnjen, Rrogozhinën dhe Durrësin.

Në letrën e presidentit drejtuar kryeministrisë thuhet se referuar neneve 61 dhe 62 të ligjit “Për vetëqeverisjen vendore”, kërkohet plotësimi i informacionit të sjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Referuar neneve 61 dhe 62 të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, sipas të cilave rregullohet procedura dhe parashikohen organet që bëjnë konstatimin e përfundimit të parakohshëm të mandatave të Kryetarëve të Bashkive, në rast të dorëheqjes, shkarkimit, apo të humbjes së jetës, kërkojmë nga ana juaj plotësimin e informacionit të sjellë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, shprehet sekretari i Përgjithshëm i Presidencës.

Dy kërkesat që Presidenti kërkon informacion janë:
– Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore – Bashki, (përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 – Janar 2022, sipas informacionit, vlerësimit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.
– Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilit është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë./Opinion.al

Pas