Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkitë e opozitës-KQZ: S’ka zgjedhje,deri më 27 Qershor lironi ambientet

2019/06/25 at 3:44 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Numërimi i votave në Dibër, kryeson kandidati i majtë

Nje KZAZ bosh, duke pritur perfundimin e procesit te votimit, per zgjedhjet e pjesshme lokale ne nje qender votimi ne rrethin e Dibres. /r/n/r/nAn empty KZAZ, waiting the completion of the voting process, for the partial local elections at a polling station in the district of Dibra .

Bashkitë e drejtuara nga opozita i kanë bërë thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të ndalojë cdo proces në lidhje me organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Ata i kanë dhënë afat deri më 27 Qershor KQZ-së në të kundërt, materialet zgjedhore do të asgjesohen.

Bashkitë që janë nën drejtimin e opozitës kanë vënë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se asnjë vendim i paligjshëm i këtij Komisioni nuk do t’i pengojë ato të marrin nën administrim ambientet në pronësinë e tyre, të zëna nga komisionet e administrimit zonal dhe grupet e numërimit. Bashkitë që drejtohen nga opozita i kanë dërguar të njëjtën shkresë njëkohësisht KQZ-së, ku vihet në dukje se i vetmi vendim për zgjedhjet, me fuqi ligjore, është dekreti i presidentit, që ka shfuqizuar datën 30 Qershor.

“Ju bëjmë me dije se ne jemi të vendosur qё të marrim nën administrim ambientet, ku janë vendosur KZAZ dhe GNV, pa asnjë tolerim, pavarësisht pengesave të paligjshme që na janë krijuar nga Policia e Shtetit në të shkuarën.”- thuhet në shkresën e bashkive të opozitës, që përbëjnë gati gjysmën e bashkive të vendit.

Gjithashtu, kryebashkiakët, njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se  “në datat 27 Qershor deri në 2 Korrik, ambientet që ishin vënë në dispozicion për zgjedhjet, përpara shfuqizimit të datës 30 qershor nga Presidenti, do të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga bshkitë apo për tubime të tjera”

Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, kryebashkiakët njoftojnë KQZ-në se kanë shfuqizuar aktet me të cilat kanë dërguar listën e zgjedhësve pranë KZAZ-ve, si dhe aktet për vendet e qendrave të votimit në bashkitë e tyre, ku nuk do të lejohet vendosja e asnjë material zgjedhor, si dhe aket e propozimit për qendrat e votimit në ambjentet private.

“Këtë njoftim po e bëjmë për efekt të detyrimit që ju keni për të mos çuar dëm materialet zgjedhore, sepse zaptimi i ambienteve tona me material, që nuk janë të autorizuara nga ne të futen brenda, do të shkaktojë asgjesimin e tyre të menjëhershëm, në funksion të lirimit të ambienteve, për realizimin e aktiviteteve të qytetarëve”-thuhet në shkresën e kryebashkiakëve.

Në shkresë lexohet qartë ironia me dy prej anëtarëve të KQZ-së, me Edlira Jorgaqin, e cila në një seancë në Gjykatën Kushtetuese deklaroi se “Kushtetuta mund të ndryshohet me vendim qeverie”, si dhe me Denar Bibën, i cili citohet në bisedën që shantazhonte në emër të qeverisë anëtarin e Gjykatën që të pranonte ofertën ose “do t’i ikte treni”.

Kryebashkiakët akuzojnë anëtaret e KQZ se po cënojnë rëndë autonominë vendore dhe kompetencat kushtetuese të njësive të qeverisjes vendore. “Ju mund të ndryshoni Kushtetutën me vendim Qeverie, por KQZ nuk është “superorgani” që drejton shtetin dhe as “treni që ndalon në stacionin e duhur” për të orientuar sjelljen institucionale të organeve kushtetuese.”- thuhet në shkresë.

Kryebashkiakët thonë hapur se duke mos zbatuar dekretin e Presidentit, gjë për të cilën do të mbajnë përgjegjësi personale, anëtarët e zgjedhur nga PS, e kanë shndërruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Komisionin e Garancive Statutore të Partisë Socialiste. “Në të ardhmen, ju lutem na kurseni kohën me shkresa e ultimatume të kota, sepse as nuk na impresiononi dhe as nuk e realizoni dot objektivin tuaj për të na intimiduar në ushtrimin me përgjegjshmëri të përgjegjësive tona kushtetuese e ligjore”- thuhet në shkresën e kryebashkiakëve të drejtuar nga opozita. /Opinion.al

Etiketa: bashkite e opo

Ju sugjerojmë

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
Bota

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

10 Janar, 2026 9:10 pm
Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
Kronikë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

10 Janar, 2026 5:17 pm
Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
Aktualitet

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

10 Janar, 2026 4:09 pm
Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
Aktualitet

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

10 Janar, 2026 3:27 pm
PD përcakton datën për protestën e radhës
Aktualitet

PD përcakton datën për protestën e radhës

10 Janar, 2026 2:45 pm
Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz
Kronikë

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

10 Janar, 2026 11:59 am
Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit
Kronikë

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

10 Janar, 2026 11:46 am
Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore
Aktualitet

Rënie inertesh, gurësh e prezencë uji, ARRSH: Bllokime në disa akse rrugore

10 Janar, 2026 9:14 am
Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë
Bota

Qeveria e Venezuelës nis lirimin e të burgosurve politikë

9 Janar, 2026 10:36 pm
Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë
Bota

Kapja e Maduros, zyrtarët amerikanë “zbarkojnë” në Venezuelë

9 Janar, 2026 9:22 pm
Para
Krimi i organizuar/ Rama për mediat italiane: Jemi të dytët pas jush

Përgjimet, Rama nis proces gjyqësor ndaj gazetarit gjerman

Boris Johnson: Ja kur do të largohet Britania nga BE

Boris Johnson: Ja kur do të largohet Britania nga BE

Presidenti i klubit grek sulmon shqiptarët

Presidenti i klubit grek sulmon shqiptarët

TE FUNDIT

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi

Qeveria iraniane shton presion ndaj protestuesve, reagon djali i shahut Reza Pahlavi
10 Janar, 2026

Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit, ka bërë thirrje për veprime më masive gjatë fundjavës pas gati...

Lexo më shumë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë

Tentoi të djegë makinën e ish-partnerit, arrestohet drejtoresha e Ministrisë
10 Janar, 2026

Zyrtarja e Ministrisë së Brendshme, Alma Bine ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe ka shkuar të djegë makinën e...

Lexo më shumë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë

Protesta e 24 Janarit, Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë
10 Janar, 2026

Në një komunikim me gazetarët, pas mbledhjes së kreyesisë, kreu i PD Sali Berisha u pyet lidhur me protestën e...

Lexo më shumë

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero

Berisha kundërshton Ramën për përmbytjet: 6 mijë forca nuk i ka ushtria në bordero
10 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike u ndal në situatën e krijuar nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com