Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një prononcim për mediat është pyetur për situatën e krijuar në selinë blu, ku një pjesë e madhe e deputetëve kërkojnë largimin e tij pas humbjes së thëllë që pësuan në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ulet në një tryezë me Komisionin e Rithemelimit për të kapërcyer këtë krizë në PD, ai përsëriti edhe njëherë faktin se ishte i gatshëm të bënte gjithçka që partia e tij të dalë nga kjo dramë.
“Unë personalisht do të bëj gjithçka që PD të dalë nga drama e 6 marsit. Jam i gatshëm të bëjë gjithçka. Ama një gjë, kauza është forcimi, ringritja e PD. Kushdo që mendon se mund të më bëjë presion mua apo demokratëve, nuk bën gjë tjetër veçse i shërben shkatërrimit të PD. Ne kemi nisur një proces që prej së hënës, e kemi vazhduar të martën, do ta vazhdojmë edhe në ditët e ardhshme”,-tha Basha./Opinion.al