Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia Tiranës do të mbledhë 5 milionë euro nga parkingu në 2020

2019/12/24 at 9:44 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia Tiranës do të mbledhë 5 milionë euro nga parkingu në 2020

Të gjesh një vend parkimi në Tiranë është kthyer në një mision të pamundur. Edhe në rast se ke fat të hasësh në një hapësirë bosh, ajo të kushton shtrenjtë, 100 lekë për një orë. Një i punësuar duhet të paguajë 800 lekë, nëse e lë automjetin në rrugën pranë punës. Nëse ai e lë çdo ditë për 22 ditë pune të muajit, për gjithë vitin i duhet të shpenzojë rreth 210 mijë lekë, ose 1,700 euro, vetëm për të siguruar një vend parkimi.


Bashkia e Tiranës pret që të arkëtojë në vitin 2020 rreth 617 milionë lekë nga tarifa e parkimit të automjeteve, me rritje prej 34% në krahasim me atë që pritet të arkëtojë për këtë vit, sipas shifrave të publikuara në projektin buxhetor afatmesëm 2020-2022.

Që prej vitit 2016, të ardhurat nga tarifat e parkimit janë rritur ndjeshëm, duke u kthyer në një nga burimet kryesore të mbledhjes së të ardhurave të Bashkisë. Për vitin 2020, parkimi pritet të jetë zëri i pestë që sjell më shumë të ardhura në buxhetin e bashkisë, pas taksës së ndikimit në infrastrukturë (29%), tatimit mbi pronën (18%), tarifa e pastrimit (15%), taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore (6%).

Tarifa e parkimit të automjeteve pritet të sigurojë 4% të totalit të të ardhurave të bashkisë, me rritje të ndjeshme në raport me periudhën 2014-2015, kur të ardhurat që mblidheshin nga parkimi i automjeteve ishin të papërfillshme.

Sipas relacionit të Bashkisë, Tarifa për parkimin e automjeteve në vend parkime publike përfaqëson pagesën e shërbimit që ofron Bashkia Tiranë për vendqëndrime të mjeteve kundrejt biletës, atyre të rezervuara dhe për taksitë e licensuara.

Me qëllim evidentimin dhe ndjekjen operacionale të parkimit, territori i Bashkisë Tiranë është detajuar në zona tarifore sipas tipologjive, me qёllim vendosjen dhe vjeljen e tarifёs sё shёrbimit tё parkimit publik me pagesё – mbёshtetur nё karakteristikat funksionale tё tyre. Krahasuar me vitet e kaluara, arkëtimi i tarifës së parkimit për vitin 2018 ka një rritje të ndjeshme kryesisht nga pagesat e parkimit (të ardhurat) me SMS, si rrjedhojë e riorganizimit të strukturave, mënyrës së arkëtimit dhe evidentimit në kohë të përdoruesve të parkimit në rrugët me pagesë por dhe në sheshet e miratuara për parkim. Në vitin 2019 arkëtimet janë në të njëjtin nivel si viti 2018.

Tirana Parking, është struktura e specializuar vetëm për mbledhjen e tarifës së parkimit sipas VKB Nr.48 datë 11.11.2016 “Për krijimin e Tirana Parking si institucion nё varësi tё Bashkisё Tiranё për administrimin e shёrbimit tё parkimit publik me pagesë”.

Bashkia thotë se në planet e saj të ardhshme është rritja e kapacitetit të parkimit në qytet dhe përdorimi efiçent i hapësirave ekzistuese. / monitor.al



Ju sugjerojmë

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
Bota

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

24 Maj, 2025 2:32 pm
Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
Rajoni

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

24 Maj, 2025 2:02 pm
Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim
Aktualitet

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim

24 Maj, 2025 1:55 pm
‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..
Aktualitet

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..

24 Maj, 2025 1:45 pm
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian! Zgjedhja ideale për turistët
Aktualitet

‘Express’: Tirana, kryeqyteti i bukur evropian! Zgjedhja ideale për turistët

24 Maj, 2025 1:03 pm
A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
Aktualitet

‘Nuk i njohim zgjedhjet!’/Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij!

24 Maj, 2025 12:56 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Berisha thirrje Trump: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!Të lidhura me…

24 Maj, 2025 12:34 pm
Para
Autobusi bie në humnerë, 26 viktima në Indonezi

Autobusi bie në humnerë, 26 viktima në Indonezi

Jennifer Lopez tregon “rregullin e artë” për një lidhje të fortë dashurie

Jennifer Lopez tregon "rregullin e artë" për një lidhje të fortë dashurie

“Shërbim i përforcuar”,Policia ndërmerr masa shtesë për festat e fundvitit

"Shërbim i përforcuar",Policia ndërmerr masa shtesë për festat e fundvitit
















TE FUNDIT

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
24 Maj, 2025

Bashkimi Evropian theksoi angazhimin për të arritur një marrëveshje tregtare me SHBA-në bazuar në respekt dhe jo në kërcënime. Deklarata...

Lexo më shumë

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
24 Maj, 2025

6 nga 18 personat e plagosur në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor të Hamburgut pasditen e së premtes...

Lexo më shumë

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
24 Maj, 2025

“Prej kësaj të diele, nis stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga më të mëdha në dekadat e fundit në...

Lexo më shumë

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
24 Maj, 2025

Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima ka goditur shumë pjesë të Serbisë. Ministria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com