Bashkia Shkodër ka shpallur këtë të hënë fituesin e blerjes së klubit të futbollit të Vllaznisë.
Alban Xhaferri do të jetë president i këtij klubi. Kompania që zotërohet nga biznesmeni shkodran bëri ofertën më të mirë për blerjen e 100% të aksioneve të klubit, që deri më tani menaxhohej nga Bashkia e Shkodrës.
Pasi luajti për disa muaj rolin e sponsorit të klubit Xhaferri tashmë ka marrë edhe në zotërim aksionet e klubit. Për shitjen e aksioneve të Vllaznisë, Bashkia e Shkodrës pranoi ofertën që kapte vlerën e 63 milionë 750 mijë lekë të reja. (63,750,000 lekë).
Ky kalim do ndihmojë edhe skuadrën në prag të sezonit të ri, ku pas humbjes në Superkupës e Shqipërisë përballë Teutës, tashmë duhet të fokusohet tek kampionati, aty ku pritet të duelojë për titullin kampion./Opinion.al