Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia fal miliona euro taksa për një kullë në qendër të Tiranës

2018/02/02 at 7:36 PM
në Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkia fal miliona euro taksa për një kullë në qendër të Tiranës

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi të mërkurën përgjysmimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë për atë që e quajti, pallate në qendër me destinacion “zyra”, me kushtin që sipërfaqja e pallateve përfituese “të mos i kalojë 30 mijë metrat”, ndërsa dha një listë me zonat ku mund të ndërtohen pallate të tilla, përfshirë bllokun e kryeministrisë dhe piramidën, zona ku gjithsesi nuk pritet të ndërtohen pallate.


Vendimi, i cili u votua nga shumica e Këshillit Bashkiak kontrolluar nga Partia Socialiste dhe këshilltarë të partive të tjera që mbështesin shumicën, është propozuar nga vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Vendimi për një ndryshim të vendimit 59 datë 30.12.2015″ thotë: “Për ndërtimet e reja për qëllime zyrash, sipas njësive strukturore të përcaktuara në Aneksin 1 që i bashkëligjet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi, taksa e ndikimit në infrastrukturë është në masën 4% të çmimit për shitje për metër katror.”

Gjithsesi, vendimi ka një pikë të dytë, e cila thotë: “Taksa e përcaktuar sipas pikës 1 të këtij vendimi, qëndron në fuqi dhe zbatohet për aq kohë sa ndërtimet e reja për qëllime zyrash nuk tejkalojnë sipërfaqen prej 30 000 (tridhjetëmijë) metra katrorë”.

Problemi është se 30 mijë metra katrorë është sipërfaqja tipike e një pallati të madh ose sipërfaqja tipike e dy pallateve mesatare dhe kjo do të thotë se jo të gjitha pallatet që do të ndërtohen me destinacion “zyra” do të mund të përfitojnë nga përgjysmimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë. Nga ky përgjysmin do të përfitojë minimumi 1 dhe maksimumi 2 pallate.

Kullat në qendër të Tiranës shiten mesataritsht me 2 mijë euro për metër katror. Vendimi i bashkisë pë të përgjysmuar taksën për 30 mijë mëtër katror ndërtim do të sillte një falje taksash prej 2.4 milionë euro.

Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN se si do të mund të zgjidhet projekti që përfiton ulje në rast se në bashki paraqiten më shumë se dy kërkesa për ndërtime të reja me destinacion “zyra”.

Vendimi i Këshillit Bashkiak jep gjithashtu edhe një listë me zonat e Tiranës ku mund të ndërtohen pallate të tilla me taksë të përgjysmuar. Në këtë listë janë përfshirë zona e Bulevardit të Ri në veri të Tiranës plus zona e bllokut si dhe zona e rrugicave me vila nga Lana deri te Stadiumi “Qemal Stafa”, zonat me kod  97, 96, 95, 21 dhe 22.

Në hartë si zona të mundshme përfituese janë vendosur edhe zona e ish-bllokut, e cila sakaq është e mbindërtuar dhe me pak hapësira për ndërtime të reja shumëkatëshe. Por gjithashtu në këtë hartë janë përcaktuar si përfituese të mundshme blloku 202, ku përfshihet Piramida dhe ndërtesa e Kryeministrisë si dhe blloku 194, ku përfshihet Hotel Rogner dhe Pallati i Kongreseve. Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj pyetjes me email të BIRN se pse në listën e përfituesve janë përfshirë edhe këto zona ku nuk pritet të ndërtohen pallate të reja.

Bashkia e Tiranës zemëroi ndërtuesit në vitin 2015 kur me vendimin 59 pothuajse e katërfishoi taksën e ndikimit në infrastrukturë të ndërtimeve të reja. Kjo taksë është konceptuar si e tillë që ndihmon bashkitë të kompensojnë dëmet që pëson infrastruktura publike si rrugët, apo nevoja për zgjerimin e shërbimeve publike në kanalizime dhe ujë në rast ndërtimesh të reja.

Më herët, kjo taksë ishte në masën 4% të kostos së investimit, gjë që do të thotë se ndërtuesit paguanin 4 për qind të kostos së përafërt prej 30 mijë lekë për metër katror. Bashkia e rriti atë në 8 për qind të çmimit të shitjes, i cili zakonisht është dy-pesë herë më i lartë se sa kostoja e ndërtimit. Ndërtuesit u ankuan në atë kohë se vendimi i bashkisë efektivisht e rrit koston e ndërtimit në Tiranë me 50-100 euro për metër katror, gjë që nga ana e saj, sjell një rritje po kaq dramatike në çmimet e apartamenteve që paguajnë konsumatorët./Gj.Erebara/

Burimi: BIRN

 

Etiketa: bashkiafal miliona euro taksakullat ne qender te tiranes


Ju sugjerojmë

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri
Kryesore

Fevziu në “Elevate”: Porosia e Mbretëreshës Geraldinë për t’u rikthyer në Shqipëri

3 Korrik, 2025 7:15 pm
Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6
Sociale

Fluturat drejt zhdukjes/ Koleksionisti: Nga 125 lloje, në natyrë gjenden 5-6

3 Korrik, 2025 6:29 pm
“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve
Sociale

“Ishte një moment i vështirë…”, Drini Zeqo rrëfen në “Elevate” ndarjen e prindërve

21 Qershor, 2025 9:31 am
Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët
Kryesore

Ekspozimi në diell, probleme te fëmijët

20 Qershor, 2025 4:01 pm
Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025
Kryesore

Shqipëria, një nga destinacionet më të mira për udhëtime solo aventuriere në 2025

20 Qershor, 2025 8:32 am
Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera
Kryesore

Manastirliu: Modelin e shkollës verore do ta zgjerojmë edhe në shkolla të tjera

19 Qershor, 2025 12:10 pm
“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
Sociale

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

18 Qershor, 2025 3:11 pm
Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
Kryesore

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

18 Qershor, 2025 2:02 pm
Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE
Kryesore

Alarm për tregun e punës, aftësitë e punonjësve shqiptare sa 37% e atyre në BE

16 Qershor, 2025 8:56 am
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
Para
Aktorja e njohur tregon disa detaje për skenat intime të dy filmave të “Fifty Shades of Grey”

Aktorja e njohur tregon disa detaje për skenat intime të dy filmave të “Fifty Shades of Grey”

13 ‘peshkatarët’ e zhdukur të Vlorës, viktima të trafikut të drogës

13 ‘peshkatarët’ e zhdukur të Vlorës, viktima të trafikut të drogës

Shkencëtarët: Shqipëria renditet e para në Europë për rrezikun nga tërmetet

Shkencëtarët: Shqipëria renditet e para në Europë për rrezikun nga tërmetet
















TE FUNDIT

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!

Sulmi në Gaza, ushtria izraelite justifikon vrasjen e fëmijëve: Ishte gabim teknik!
13 Korrik, 2025

Dhjetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në një sulm ajror izraelit, ndërsa prisnin të mbushnin fuçitë e ujit në...

Lexo më shumë

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës

Parajsa e fshehur në brigjet e Bunës
13 Korrik, 2025

Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit në Shkodër ndodhet një plazh i vogël që po kthehet në...

Lexo më shumë

Trump shqyrton autorizimin e fondeve të reja për Ukrainën

Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
13 Korrik, 2025

Burime të shumta i kanë thënë CBS News se presidenti amerikan, Donald Trump po shqyrton autorizimin e fondeve të reja...

Lexo më shumë

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak

Presidenti gjerman thirrje për rikthimin e detyrimit ushtarak
13 Korrik, 2025

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Evropa nuk ndodhet më përballë një “kërcënimi për luftë”, por është në mes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com