Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për 500 kredi të buta, kategoritë që përfitojnë

2018/03/27 at 6:49 PM
në Kryesore, Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Në euro apo lekë, si të leverdis ta marrësh kredinë

Pas aplikimit me sukses të thirrjes së parë prej 1 mijë kredi të zbutura për shtëpi, Bashkia e Tiranës do të hap thirrjen e dytë për familjet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas normave të interesave të tregut.


Në total do jenë në dispozicion rreth 500 kredi me interesa të ulëta dhe që do mund të përfitohen nga familjet e reja dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara. Bashkia e Tiranës ka përgatitur tashmë projektvendimin “Për miratimin e programit social të strehimit nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë”, i cili pritet të miratohet në mbledhjen e ditës së enjte në Këshillin Bashkiak.

Përfitues potencial në programin “Subvencionimi i interesave të kredisë për familjet e reja”, do të jenë familjet e reja që:

Përbëhen nga çifti i ri me moshë totale deri në 70 vjeç.

Përbëhen nga familje të reja që kanë në ngarkim persona me aftësi të kufizuar apo persona në pension.

Nuk kanë në pronësi një banesë.

Kanë të ardhura sipas limitit të përcaktuar në këtë program.

Nuk janë dhe nuk kanë qenë përfitues të programeve të tilla të ngjashme më parë.

Sipas këtij projektvendimi, duke u nisur nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë është parë e arsyeshme të ndryshojnë disa nga përbërësit e skemës së subvencionimit të interesave të kredisë dhe kufijtë minimal dhe maksimal të nivelit të të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikuesit.

Së pari ndryshon mosha e përfituesve pasi është marrë në konsideratë fakti që disa përfitues për shkak të moshës së madhe janë penguar në klasifikimin për kredi. Tashmë mosha e çiftit duhet të jetë me moshë totale deri në 70 vjeç.

Së dyti afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjeç, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm.

Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme.

Të gjithë aplikantët që të përfitojnë nga kjo mundësi që u ofrohet nga Bashkia e Tiranës duhet të kalojnë dy faza aplikimi:

Faza e parë e aplikimit:

  1. a) Çdo aplikant që ka mbushur moshën 18 vjeç dhe familjet, që janë të regjistruara në zyrat e gjendjes civile të Bashkisë Tiranë, të cilat, në momentin e aplikimit, plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikat ligjit “Për programet sociale të strehimit” kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për të përfituar nga programi “Subvencionimi i interesave të kredisë”.
  2. b) Aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Strehimit TIP, pranë Njësisë Administrative

përkatëse, të cilit do t’i bashkëlidhin edhe dokumentacionin si më poshtë:

Deklaratën e vërtetësisë së informacionit të pasqyruar në formularin e strehimit;

Kopjen e kartës së identitetit të aplikuesit;

Certifikatën familjare;

  1. c) Pas plotësimit të formularit dhe dokumentacionit, Njësitë Administrative përkatëse i përcjellin ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social, e cila realizon procesin e seleksionimit të formularëve të vlefshëm sipas këtyre kritereve:

Individët të cilët në momentin e paraqitjes se kërkesës kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Familjet të cilat në momentin e paraqitjes së kërkesës nuk kanë në pronësi një banesë;

Familjet që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit;

Familjet që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar.

Pas marrjes së njoftimit, familjet përfituese, dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

  1. Faza. e dytë e aplikimit:
  2. Drejtoria e Strehimit Social, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme për Marrëdhëniet me Publikun dhe Jashtë shpallin njoftimin për dorëzimin e dokumentacionit që duhet të dorëzojnë individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë të aplikimit.
  3. b)            Familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, paraqesin pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe që mbështetet në deklarimet e bëra dhe që aprovon vërtetësinë e aplikimin të bërë në momentin e dorëzimit të formularit të strehimit pranë Njesisë Administrative përkatëse.

Pas marrjes në dorëzim, të listës së inventarit, Komisioni i Strehimit, në bazë të dokumenteve të dërguara nga aplikuesit, kritereve për përzgjedhjen e përfituesve dhe formulës së pikëzuar, shqyrton dhe vlerëson aplikimet, duke vendosur piket për secilin aplikim.

Kufiri maksimal i kreditimit për familjet llogaritet deri në 80% të vlerës së pasurisë (bazuar tek kontrata e shitjes). Llogaritja e pagesave mujore (kësteve) është bërë, duke supozuar që interesi për kredimarrësin do të jete në normën 3%, për një periudhë kohe 20 vjeçare.

Tabela e llogaritjes së kredisë

 

Etiketa: BANESATbashkiakredi te buta


Ju sugjerojmë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

21 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Aktualitet

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

21 Dhjetor, 2025 6:26 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze

21 Dhjetor, 2025 4:41 pm
Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
Kryesore

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

21 Dhjetor, 2025 2:07 pm
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
Kronikë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

21 Dhjetor, 2025 12:17 pm
Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
Kryesore

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

21 Dhjetor, 2025 11:18 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 Dhjetor, 2025 9:47 am
Para
Bi-test, analiza që zbulon problemet e fetusit në shtatzëni

Bi-test, analiza që zbulon problemet e fetusit në shtatzëni

Dy fytyrat e personalitetit tuaj- Horoskopi zbulon tiparet e dyfishta të çdo shenje

Shenjat e horoskopit që këtë pranverë do përballen me ndryshime tronditëse

Vasili: Paguajnë taksë prone pensionistët, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje

Vasili: Paguajnë taksë prone pensionistët, por jo hotelet me 4 dhe 5 yje
















TE FUNDIT

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
21 Dhjetor, 2025

Një 45-vjeçar është gjetur i plagosur me thikë në sektorin Hekurudha të lagjes 13 në Durrës mbrëmjen e sotme. 45-vjeçari...

Lexo më shumë

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

Digjet banesa në Fier, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
21 Dhjetor, 2025

Një banesë e pabanuar është shkrumbuar plotësisht nga flakët në fshatin Kosovë e Vogël, njësia administrative Fiershegan. Në vendngjarje kanë...

Lexo më shumë

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…

Lapaj i përgjigjet Viktor Zhustit për foton: Më the postoje pa problem…
21 Dhjetor, 2025

Ka ardhur reagimi i Adriatik Lapajt ndaj përplasjes me aktorin e njohur Viktor Zhusti, lidhur me publikimin e fotos së...

Lexo më shumë

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
21 Dhjetor, 2025

Aktori Viktor Zhusti ka reaguar publikisht ndaj publikimit të një fotografie ku shfaqet krah aktivistit Adriatik Lapaj, duke sqaruar se imazhi ishte realizuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com