Ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar listën me 660 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat përfitojnë subvencionim qiraje.
Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes urgjente të Këshillit të Bashkisë së Durrësit, i cili kishte si rend dite vetëm një pikë; “miratimin e listës paraprake të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat do të përfitojnë nga subvencionimi i qirasë.”
Në këtë mbledhje u votua në mënyrë unanime bonusi i qirasë për 660 familjet e para që kanë aplikuar pranë bashkisë Durrësit, pas dëmtimit të banesave nga tërmeti katastrofik. Ndërkohë, vlera e pagesës së qirasë mujore do të jetë në varësi të madhësisë së familjes dhe llojit të banesës.
Kjo është vetëm lista paraprake, pasi tërmeti i 26 nëntorit la pa strehë me mijëra familje në Bashkinë e Durrësit dhe jo vetëm./ Opinion.al