Një ngjarje e rëndë u regjistrua në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë së Klosit këtë të enjte, ku një 31-vjeçar ka vrarë veten pas një mosmarrveshjeje me bashkëshorten e tij.
Burime nga policia lokale bënë të ditur se Arjan Hoxha banues në fshatin Gurrë të Bashkisë Klos, i shpallur në kërkim nga policia për dhunë në familje, kishte shkuar tek familja e gruas së tij për t’u kërkuar rikthimin me të, por nga refuzimi i tyre ka marrë vendimin drastik.
Viktima u gjet rreth 30 metra larg banesës së familjes së ish-bashkëshortes, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota./Opinion.al