Një shqiptar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij në një restorant në Lasithi Sitia të Greqisë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe mësohet se shqiptari Ilia Senja kishte patur probleme me bashkëshorten kohët e fundit.
Kjo e fundit ishte larguar nga banesa bashkë me dy fëmijët. Shqiptari kishte pyetur të afërmit e saj për ta gjetur dhe teksa shkoi në restorant ai nisi ta sulmonte me një thikë. Pas krimit, shqiptari është larguar dhe është shpallur në kërkim nga Policia. Ndërsa gruaja e tij gjendet në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm.