Aleksandër Vucic, presidenti i zgjedhur i Serbisë, realizoi ditën e djeshme ceremoninë e inaugurimit. I shioqeruar nga bashkëshortja e tij Tamara Vucic, ata bënë pritjen e të pranishmëve në event.
Ajo që ra në sy nga kjo ceremoni, ishte në fakt edhe pamja e zonjës së parë të Serbisë. Tamara, 10 vite më e re se bashkëshorti i saj President, kishte veshur një fustan ngjyrë të bardhë, me shpatulla të zbuluara i cili i nxirrte në pah trupin e saj dhe e tregonte shumë klas.
Tamara, është gruaja e dytë e Vuçiç me të cilën kanë 1 fëmijë. Më parë ai ka qënë i martuar me gazetaren Ksenia Vucic, me të cilën u divorcua vite më parë.