Aktualitet

Bashkëshortja e kreut të PD jep lajmin, ndahet nga jeta vjehrri i Lulzim Bashës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 20/01/22 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta vjehrri i kreut të Partisë Demokratike Lilzim Basha. Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshortja e kreut të PD, Aurela Basha e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë edhe lajmin e hidhur.

Ajo shkruan se sot është ndarë nga jeta i ati, Xhafer Isufi.

Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.

Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri”.

Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, prej ditës së sotme dateë 20 Janar, deri nesër paradite.

Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.

Familja pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20:00”-shkruan Aurela në postimin e saj në “Facebook”./Opinion.al

Pas