Antoneta Hoxha është vrarë nga burri i saj. Vetë bashkëshorti i viktimës ka pranuar krimin para hetuesve të Policisë së Gjirokastrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Veglat të Memaliajt, ku gruaja 53-vjeçare u gjet e pajetë dhe e mbuluar në gjak gjatë orëve të natës.
Kanë qenë familjarët që njoftuan policinë. Burri i viktimës, Skënder Hoxha u shoqërua fillimisht në polici dhe u mor në pyetje. Pas disa orësh ai pranoi vrasjen e bashkëshortes dhe tashmë është vendosur nën arrest.
Viktima Antoneta Hoxha është vrarë me sende të forta. Ajo ka marrë plagë në kokë dhe në pjesën e krahëve. Ndërkohë hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet e sakta të krimit në familje./Opinion.al