Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkëshorti i Xhaçkës investitor strategjik, Rama: Si mijëra të tjerë në bregdet

2022/07/01 at 1:45 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkëshorti i Xhaçkës investitor strategjik, Rama: Si mijëra të tjerë në bregdet

Kryeministri Edi Rama ka komentuar akuzat e opozitës se bashkëshorti i Olta Xhaçkës është shpallur investitor strategjik nga qeveria. Në një konferencë për mediat Rama tha se këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetare për mijëra shqiptare që kanë pronën e tyre, resortin e tyre dhe që marrin në shfrytëzim pjesën përkatëse të plazhit përballë pronës së tyre private.

“Lidhur me investitorët strategjikë, jam shumë i lumtur që sa më shumë investitorë të huaj të vijnë në Shqipëri. Mendoj që çdo vend ka nevojë për kampionët e vet, edhe në ekonomi. Kjo e të afërtve, e të afërmve është një këngë që e kam dëgjuar gjithë jetën dhe e di që nuk do të ndalet e as nuk do të ndryshojë dot, aq më tepër në një vend si i yni. Dëgjoj lloj lloj broçkullash, lloj lloj shtrëmbërimesh e afërsish të imagjinuara. Do të doja të kishte edhe më shumë investitorë strategjik shqiptar por nuk ka. Investimet strategjike janë bërë edhe për shqiptarët. Një pjesë nuk shkojnë deri në fund se proceset janë strikte.

Në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë ka me mijëra subjekte, të cilët marrin në shfrytëzim një pjesë plazh si rezultat i disponimit të një prone private dhe një nga këto mijëra subjekte është ky në fjalë. Tani çfarë duhet të bëjë në këtë rast? Duhet të thuhej që meqë subjekti është i përbërë nga disa komponentë, njëri prej të cilëve bashkëshorti i ministres si mijëra të tjerë dhe ka një pronë private si mijëra të tjerë, nuk mund të marrë të shfrytëzojë plazhin përballë pronës private. Kjo duhej thënë? Nga mënyra se si diskutohet, duket sikur këtu qeveria ka marrë një pronë shtetërore dhe ia ka dhënë bashkëshortit të një ministreje. Ndërkohë që këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetarë për mijëra shqiptare që kanë pronën e tyre, resortin e tyre dhe që marrin në shfrytëzim pjesën përkatëse të plazhit përballë pronës së tyre private sepse si në të gjithë botën demokratike ose jo ku ekziston prona private, shteti ndjek këtë praktikë që plazhi të mirëmbahet, të pastrohet.

Deri kur ne kemi filluar të merremi me vijën bregdetare, nuk ka pasur një pëllëmbë rërë ku njeriu mund të shkonte pa paguar. Uzurpim barbarësh pa pasur as prona private, as të drejta por duke iu dalë para atyre që kishin këto të drejta, duke degraduar e degjeneruar. Jo se sot është fushë me lule”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

26 Qershor, 2025 10:28 pm
Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
Rajoni

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26 Qershor, 2025 10:26 pm
Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
-U tha në Opinion

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

26 Qershor, 2025 10:01 pm
“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
-U tha në Opinion

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

26 Qershor, 2025 9:50 pm
Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue
Bota

Pas 37 vjetësh, Anna Wintour dorëhiqet nga posti i kryeredaktores së revistës Vogue

26 Qershor, 2025 9:47 pm
Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës
Aktualitet

Qendër Shëndetësore brenda fushës sportive, çudia e projektit të radhës

26 Qershor, 2025 9:38 pm
Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket
Aktualitet

Kontrata e transferta të sigurta?Hiqej si menaxher futbolli,merr 4600 euro e zhduket

26 Qershor, 2025 9:13 pm
Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve
Politikë

Drejt fundit rinumërimi i votave në Tiranë, nuk ka ndryshim në ndarjen e mandateve

26 Qershor, 2025 8:58 pm
Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik
Bota

Tarifat doganore, SHBA: E mundur një shtyrje për rritjet e parashikuara më 9 korrik

26 Qershor, 2025 8:54 pm
Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër
Bota

Avioni që mbeti në qiell për shkak të luftës Izrael-Iran, 15 orë në ajër

26 Qershor, 2025 8:32 pm
Para
Pasurinë e ke me bashkëshortin apo të ndarë? Xhaçka:Do u jepja përgjigje nëse…

Pasurinë e ke me bashkëshortin apo të ndarë? Xhaçka:Do u jepja përgjigje nëse...

Rama: Do ishte mirë që opozita të kishte energjinë, vullnetin e durimin e Braçes

Rama: Do ishte mirë që opozita të kishte energjinë, vullnetin e durimin e Braçes

Rama zbulon çfarë bisedoi me Presidentin Joe Biden

Rama zbulon çfarë bisedoi me Presidentin Joe Biden

TE FUNDIT

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin

Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
26 Qershor, 2025

Samitin e NATO-s, presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan e përdori për të përcjellë një mesazh të qartë: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit...

Lexo më shumë

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues
26 Qershor, 2025

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktualisht profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Enver Hasani,...

Lexo më shumë

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”

Çmimet e pronave në vend, Malaj dhe Shakohoxha debat në “Opinion”
26 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan po diskutohet çmimi i apartamenteve në Tiranë dhe në bregdet. Pjesë...

Lexo më shumë

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim

“Shoferi ishte me shpejtësi”, gazetari: I mituri ndodhet në intubim
26 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, më 25 qershor”, në kryeqytet, ku një makinë përplasi dy monopatinë. Si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com