InstaBIZ

Bashkëshorti i Kim Kardashian dëshiron të ketë një kishë të tijën


               Publikuar në : 22:39 - 25/04/19 |
xhu lia

Reperi i njohur amerikan dhe partneri i yllit televiziv, Kim Kardashian, Kanye West është tejet i lidhur me fenë e krishterë dhe besimin në Zot.

Madje çdo ditë e shumë ai përpiqet që fansat dhe ndjekësit e tij, t’i  drejtojë tek besimi në Zot. Duket se Kanye nuk do të ndalet me kaq, pasi sipas burimeve të revistës “People” ai dëshiron të ndërtojë një kishë të tijën

 “Ai është ekstremisht I apasionuar me besimin e tij dhe dëshiron ta ndajë me sa më shumë njerëz. Kanye shpenzon shumë kohë duke studiuar për fenë dhe duke u lutur. Ai ka dëshirë ta ndajë me të tjerët rrugëtimin e tij. Reperi ka vërtet shumë dëshirë t’i ndihmojë njerëzit që kanë nevojë për mbështetje. Beson në fuqitë shëruese të muzikës, por gjithashtu beson se Zoti mund të shërojë njerëzit”, -shkruan People.

Reperi ka nisur tashmë bisedimet për këtë projekt dhe dëshiron një kishë shumë tradicionale. Qëllimi i tij është të bëjë që njerëzit të besojnë në Zot. Që prej nisjes së këtij viti ai ka organizuar shërbesën e të dielës.

Pas