Aktualitet

Bashkëshorti i deputetes socialiste emërohet prokuror


               Publikuar në : 12:58 - 15/04/19 |
geliano fataj

Bashkëshorti i deputetes socialiste, Ermonela Felaj emërohet prokuror në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë.

Vendimi është dhënë përfundimisht nga KLP, ndërsa më 25 mars ky institucion i dhënë statusin e magjistratit Bledar Valikajt, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit.

Ndërkohë që me ligjin e ri, prokurorë mund të emërohen personat, të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, por KLP në vendimin e marrë në 25 Mars arsyetoi se Këshilli është i detyruar të zbatojë një vendim të formës së prerë.

Këshilli argumentoi gjithashtu se, në kohën kur Valikajt i është mohuar e drejta për të qenë në Prokurori ka qenë në fuqi një tjetër kuadër ligjor, që rregullonte emërimin e prokurorëve.

Historia e përplasjes me ish-Presidentin Nishani
Në 2015 Nishani, pasi kreu verifikimet e tij, e rrëzoi “me heshtje” propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm të asaj kohe, duke refuzuar në këtë mënyrë emërimin e bashkëshortit të deputetes socialiste Felaj në detyrën e “prokurorit”. Nishani i kishte mohuar Bledar Valikajt dekretimin si prokuror në rrethin gjyqësor të Kukësit me arsyetimin se nuk ishte magjistrat, pra nuk kishte përfunduar shkollën e magjistraturës.
Por Valikaj ngriti padi ndaj Nishanit në Gjykatën Administrative ku kërkonte “Konstatimin e paligjshmërisë së veprimit administrativ të President të Republikës; detyrimin e Presidentit te Republikës për të marrë në shqyrtim propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin “prokuror” të kandidaturës së Bledar Valikaj. Detyrimin për t’u shprehur në lidhje me propozimin e Prokurorit të Përgjithshëm për emërimin prokuror të kandidaturës të Bledar Valikaj”.
Gjykata Administrative, në maj 2016 pranoi kërkesën e plotë të paditësit Bledar Valikaj. Por pasi ish-presidenti Nishani nuk u shpreh sërish, paditësi Valikaj i drejtohet me kërkesë Gjykatës Administrative të Apelit, në të cilën kërkon saktësimin e vendimit të shkallës së parë dhe, më konkretisht, kërkon “Detyrimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të bëje emërimin si prokuror të paditësit Bledar Valikaj”.
Më pas Gjykata Administrative e Apelit e pranoi edhe këtë kërkesë të bashkëshortit të deputetes Felaj, duke detyruar KLP-në që ta emërojë prokuror. Por me reformën e re të drejtësisë, Kushtetuta parashikon që prokurorë mund të emërohen vetëm studentët që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës. /Opinion.al

Pas