Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkëpunimi me policinë spanjolle, Gledis Nano:7 shqiptarë pritet të ekstradohen

2022/05/18 at 3:35 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkëpunimi me policinë spanjolle, Gledis Nano:7 shqiptarë pritet të ekstradohen

Një konferencë e përbashkët për mediat është zhvilluar këtë të mërkurë mes Policisë së vendit tonë dhe Policisë Spanjolle.  Në fokus të saj ishte zbatimi i detyrimeve që parashikon marrëveshja e ekstradimit, në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano,  në fjalën e tij tha se Policia e Shtetit ka bërë një punë paraprake për evidentimin e të gjithë personave të kërkuar nga autoritetet spanjolle. Nano theksoi se deri tani janë arrestuar 7 shtetas shqiptarë, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës.

“Jemi këtu sot, së bashku me partnerët e Policisë së Mbretërisë së Spanjës, për të informuar qytetarët e të dy vendeve tona, ata të BE-së dhe më gjerë, se bashkëpunimi ndërmjet policive dhe agjencive ligjzbatuese po vijon të thellohet dhe po shkon në drejtimin e duhur, ku gjithsecili dëshiron t’i shohë mbrojtësit e ligjit dhe të sigurisë së jetës dhe pronës së tyre.

Në politikat e saj prioritare, Shqipëria është e angazhuar me krejt kapacitetet e saj njerëzore, logjistike dhe ligjore dhe po punon për rritjen e parametrave të sigurisë në vend, një kontribut i cili zë vend dhe reflektohet edhe në sigurinë e vendeve te BE-së e më gjerë.

Rritja e rolit dhe e përmasës operacionale të Policisë së Shtetit dhe të agjencive ligjzbatuese në vend u vu re në operacionet e drejtuara dhe të koordinuara nga partnerët apo strukturat homologe ndërkombëtare, vijon të tregojë vendosmërinë dhe profesionalizmin e këtyre strukturave dhe seriozitetin e Shqipërisë, për të punuar dhe për t’u bashkërenduar ngushtësisht, me të gjithë aktorët e zbatimit të ligjit, si brenda dhe jashtë vendit.

Këtij qëllimi i shërben edhe nënshkrimi i marrëveshjes së ekstradimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës, e cila hyri në fuqi më 16 mars të vitit 2022.

Vlen të përmendim faktin se Policia e Shtetit ka bërë një punë paraprake për evidentimin dhe verifikimin e të gjithë personave të kërkuar nga autoritetet spanjolle dhe me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, në koordinim të ngushtë me autoritetet spanjolle të zbatimit të ligjit, veçanërisht me strukturat e INTERPOL-it dhe FAST-it të të dy vendeve, ka filluar operacioni dhe deri tani janë arrestuar 7 shtetas shqiptarë, për veprat penale: “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Organizata kriminale”, “Falsifikimi i  dokumenteve” dhe “Shkelja e ligjit për drogat”. Këta shtetas vijojnë të jenë në procedura gjyqësore, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Spanjës.

Po në kuadër të këtij bashkëpunimi, gjatë vitit 2021 janë realizuar operacionet e suksesshme: “DOBRA”, “NOMADA” dhe “SHPIRTI”. Po ashtu, të suksesshme ishin dhe operacionet e zhvilluara më parë si: operacioni “VAZHDIMI” dhe Mega Operacioni “ONE IF-BY LAND”, rezultatet e të cilëve i kemi bërë të ditura në komunikimet e mëparshme.

Këto operacione dhe hetime kanë qenë të fokusuara kundër grupeve kriminale të prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve, kontrabandimit të emigrantëve, pastrimit të parave, vjedhjeve të banesave etj. Në kuadër të këtyre operacioneve janë sekuestruar sasi të konsiderueshme bimësh e lëndësh narkotike, armë zjarri, para cash dhe automjete. Në Shqipëri janë sekuestruar edhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe janë bllokuar aktivitete tregtare.

Me autoritetet spanjolle të emigracionit kemi pasur gjithashtu një bashkëpunim shumë të mirë. Kjo është reflektuar edhe në bashkëpunimin e vazhdueshëm për kthimin e shtetasve shqiptarë, që gjenden, me qëndrim të parregullt, në territorin spanjoll. Autoritetet spanjolle dhe Policia e Shtetit shqiptar kryejnë fluturime të përbashkëta riatdhesimi, të koordinuara nga FRONTEX.

Autoritetet spanjolle janë angazhuar edhe me ofrimin e asistencës teknike për Policinë e Shtetit përmes organizimit të trajnimeve dhe seminareve, si dhe koordinimin e zbatimin e projekteve të ndryshme”-tha Nano.

Sakaq, Juan Pablo Iglesias Bellido, atashe i Ministrisë së Brendshme spanjolle tha: “Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së ekstradimit që lejon ekstradimin reciprok të shtetasve, plotësuese me Marrëveshjen Evropiane të Ekstradimit të vitit 1957, Shqipëria dhe Spanja bëjnë një hap të madh përpara në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Shqipëria tregon vendosmërinë e saj absolute për të mos qenë strehë për kriminelët, gjë që konsiderohet nga komuniteti ndërkombëtar si një shenjë e padiskutueshme e përpjekjes së saj të vazhdueshme për të avancuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në shtetin e së drejtës. Me këtë operacion për gjurmimin e të arratisurve të kërkuar nga autoritetet gjyqësore spanjolle, Policia e Shtetit shqiptar dhe Policia Kombëtare përforcojnë kanalet e tyre, tashmë të rrjedhshme të bashkëpunimit policor dhe strategjisë së bashkëpunimit të ndërsjellë, e cila pa dyshim duhet të merret në konsideratë si një shenjë uniteti mes dy kombeve tona”./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

5 Dhjetor, 2025 10:19 am
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

5 Dhjetor, 2025 8:34 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të premte

5 Dhjetor, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

5 Dhjetor, 2025 8:29 am
A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Para
Pranga 27-vjeçarit,kishte fshehur të renë në kabinën e kamionit,do e çonte jashtë

Pranga 27-vjeçarit,kishte fshehur të renë në kabinën e kamionit,do e çonte jashtë

Opinion/ Kush po e sulmon Ilir Metën nga Austria?

Opinion/ Kush po e sulmon Ilir Metën nga Austria?

Video/Makina inteligjente dhe radarët automatikë në Lezhë, pezullohen 87 patenta

Video/Makina inteligjente dhe radarët automatikë në Lezhë, pezullohen 87 patenta
















TE FUNDIT

Në makinë me armë, pranga dy personave në Tiranë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
5 Dhjetor, 2025

Dy persona, 29 vjeç dhe 22 vjeç, janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hunter”. Këta...

Lexo më shumë

Rusia: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes

Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
5 Dhjetor, 2025

Kremlini thotë se është duke pritur një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë dhe Donald Trump pas bisedimeve të paqes në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
5 Dhjetor, 2025

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me...

Lexo më shumë

Horoskopi, 5 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
5 Dhjetor, 2025

DASHI Do të ketë shumë momente lidhjeje dhe pasioni gjatë gjithë ditës me Venusin në favorin tuaj. Lidhur me punën,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com