Në konferencën e përjavshme për mediat, kreu i PD, Sali Berisha, u pyet edhe për bashkëpunimin me Ilir Metën, drejtuesin e Partisë së Lirisë.
Berisha u shpreh se me Metën është në komunikim të vazhdueshëm, ndërsa shtoi se do të ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partine e Lirisë.
“Me Metën jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe besoj se edhe kur ai ishte president, kryetarja e partisë ishte në protestë me frontin e shpëtimit të vendit. Takimet janë të mundshme në çdo kohë. Do të ketë një bashkërendim të fuqishëm në aktivitetin opozitar me Partine e Lirisë”, tha Berisha.