I pyetur gjatë konferencës për mediat nëse ekziston një mundësi bashkëpunimi me Bashën për të vendosur një datë të përbashkët të kuvendit, Sali Berisha tha se është gati të pranojë verifikimin e firmave, por jo rendin e ditës.
“Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka sot ka propozuar një kompromis, që secila palë të caktojë një përfaqësuesm, të ulen në zyrën e Edi Palokës dhe të verifikojnë çdo formular. Unë deklaroj se e pranoj plotësisht propozimin e Edi Palokës. Ua thotë mendja se pranon Basha? Ata janë tmerruar. Futja e formularëve në seli i ka shfazuar komplet. Le të fillojmë që sot të verifikojmë një më një. Askush nuk mund të lëvizjë qoftë edhe një gërmë të vetme të rendit të ditës të përcaktuar nga anëtarësia”, tha Berisha./Opinion.al