Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar vendimin e djeshëm të KAS në Kolegj Zgjedhor.
Koalicioni kërkoi që përbri emrit “Bashkë Fitojmë” të vendosej si drejtues i koalicionit emri i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Pasditen e djeshme, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën e PL-së për të vendosur emrin e Sali Berishës në fletën e votimit si drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
“Ndryshimin e vendimeve nr.362 dhe 362 të KSH, datë 15.04.2023, duke ndryshuar përmbajtjen e fletës së votimit për kandidatët për anëtarë të këshillit bashkiak, Bashkia Tiranë si edhe për 60 bashkitë e tjera në vend, duke vendosur përbri emrin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë” emrin e z.Sali Berisha”, thuhet në dokument.