Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se nesër do ta nxjerri nga selia blu Lulzim Bashën. Para selisë së PD, ai tha se Bashën do e nxjerri me pekule dhe jo mjete luftarake.
“Protesta nis nesër realizon qëllimet dhe siç e kam theksuar ky revolucion nuk ndalet. Ndaj bunkerit përdoren metoda paqësore, s’do e gjuajë kush me mjete luftarake. Këtu midis nesh nuk ka dhe s’mund të ketë kurrë njerëz të armatosur. Me pekule do e nxjerrim nëse Basha refuzon të dalë”,-tha ai.
Ndërsa pas fjalës së tij ai u ul në kafen e selisë së Partisë Demokratike bashkë me mbështetësit e tij, ku ftoi edhe gazetarët që t’i bashkohen./Opinion.al