-U tha në Opinion

Basha:Rama i tha presidentit francez që trami nuk ishte prioritet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:28 - 14/01/21 |
el ida

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha gjatë një interviste në emisionin “Opinion” se qeveria shqiptare dhe Kryeministri Rama kanë bllokuar dhe penguar projektet e bashkisë së Tiranës, gjatë kohës që Basha ishte në krye të saj.

Ndër të tjera, Basha pohoi se gjatë një takimi me presidentin francez François Hollande, Rama ishte shprehur se projekti i tramit të qytetit, nuk ishte prioritet.

“U bë projekti me fizbilitetin, qeveria franceze vendosi ta financonte. Kryeministri Edi Rama, në takimin me presidentin Hollande, sipas raporteve zyrtare të ambasadës franceze, i tha presidentit Hollande se trami i Tiranë nuk është prioritet. Se më ka ardhur mesazhi pa ardhur Rama nga Franca, kishim bërë gati kredinë për të investuar tramin”, u shpreh Basha./Opinion.al

 

Pas