Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, është duke zhvilluar paraditen e së hënës një takim me të rinjtë e Vaut të Dejës.
Gjatë këtij takimi Basha ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili disa ditë më parë tha se do të sjellë punëtorë nga Bangladeshi.
Lideri i opozitës premtoi se ndryshe nga Rama, ai do të sjellë investitorë nga Austria, Gjermania për të punësuar rininë shqiptarë.
“Ai e ka mendjen të sjelli punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa unë jam i vendosur të sjell investitorë nga Gjermania, nga Austria, nga Europa për të punësuar dhe për të mbajtur rininë e Vaut të Dejës, rininë Shkodrane, rininë Shqiptare këtij në vendin e tyre pranë familjeve të tyre”, tha Basha./Opinion.al