Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha:”Model britanik për kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë”

2018/11/17 at 3:09 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha:”Model britanik për kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot në një komunikim me mediat se PD do të ndjekë modelin konservator britanik në përzgjedhjen e kandidatëve të saj.

Basha e bëri këtë deklaratë në prani të Kryetarit të Bordit të Vlerësimit të Kandidaturave të Partisë Konservatore, David Jones.

I cili erdhi në Tiranë për të dhënë përvojën e konservatorëve në pushtet për mënyrën sesi përzgjidhen kandidaturat përpara se ato të bëhen zyrtare.

“Ne jemi këtu për të ndarë eksperiencën dhe punën tonë në Partinë Konservatore duke ofruar një sistem të hapur, demokratik dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatëve për në Parlament.

Ne jemi të lumtur t’i ofrojmë këto eksperienca dhe jemi të kënaqur me mikpritjen që na është dhënë dhe në veçanti për interesin që është treguar nga partia simotër këtu në Shqipëri.”- u shpreh David Jones për gazetarët.

Modeli konservator britanik është përshtatur në statutin e Partisë Demokratike me Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve, i cili do të menaxhojë një proces që kalon vendimmarrjen tek anëtarësia e Partisë Demokratike.

Basha e vlerësoi si më të mirën në Europë dhe në botë përvojën britanike të seleksionimit të kandidaturave para se ato t’i dërgohen për vlerësim dhe gjykim anëtarësisë.

“Qëllimi është i qartë, demokratët shqiptarë dhe qytetarët shqiptarë do të kenë tek Partia Demokratike kandidatë për deputetë dhe kandidatë për pushtetin vendor që do të përfaqësojnë në radhë të parë dhe mbi të gjitha interesin publik, interesin e qytetarëve shqiptarë dhe natyrisht vlerat dhe parimet për të cilat qëndron kjo parti.

Ky takim është një shenjë e qartë e besimit të madh që partitë tona simotra kanë tek Partia Demokratike, e shpresës që përmes europianizimit të standardeve të zgjedhjeve të deputetëve dhe të përfaqësuesve të pushtetit vendor,

Partia Demokratike tashmë të imponojë në skenën politike një standard europian, një standard i cili t’i shërbejë interesit të qytetarëve shqiptarë.” – u shpreh Basha.

Për të vënë në dukje krizën e thellë ku ndodhet demokracia në Shqipëri, Kryetari Basha iu referua njerëzve që ka çuar në Parlament organizata e Rilindjes, përfaqësues që nuk kanë lidhje me PS, por me bandat, krimin e organizuar, biznesmenë me kredenciale të dyshimta. “Ky është një problem shkatërrimtar për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë. Kjo duhet të marrë fund”- u shpreh Basha, i cii shpjegoi kontributin e Partisë Demokratike në këtë drejtim.

“Së pari, në procesin e dekriminalizimit, faza e parë e të cilit ka larguar mbi 350 deputetë, kryetarë bashkie, anëtarë të këshillave bashkiakë dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar për shkak të rekordeve të tyre kriminale.

Së dyti përmes propozimit tonë për vetingun e politikanëve, për largimin e politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të përfshirë në afera korruptive.

Së treti përmes reformës së politikës, reformës zgjedhore dhe reformës së partive politike. Reformë e cila duhet të synojë që partitë politike të shprehin dhe të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.” – u shpreh Kryetari i PD, Lulzim Basha.

Etiketa: kandidate per kryetare bashkielulzim bashamodel britanik

Ju sugjerojmë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..
Aktualitet

Kabinat në Theth/ Në pronësi të një të kërkuari, kishte planifikuar vrasjen e..

7 Korrik, 2025 7:12 pm
11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë
Kryesore

11 Maji/KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmëri në Elbasan,Durrës,Fier dhe Tiranë

7 Korrik, 2025 7:04 pm
Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë e Shtetit:Një hap tjetër drejt…
Aktualitet

Gjermania dhuron pajisje teknologjike për Policinë e Shtetit:Një hap tjetër drejt…

7 Korrik, 2025 6:12 pm
Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!
Kryesore

Kabinat në Theth, Rama reagon sërish: Ministria e Drejtësisë gati denoncimin!

7 Korrik, 2025 5:50 pm
“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!
Aktualitet

“Fshati turistik në Theth”,reagon Prokuroria e Shkodrës:Ndërtimi brenda parametrave!

7 Korrik, 2025 5:34 pm
GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi
Aktualitet

GJKKO shpall të pafajshëm ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi

7 Korrik, 2025 5:30 pm
Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit
Bota

Putin e shkarkoi nga posti i ministrit, gjendet i pajetë Roman Starovoit

7 Korrik, 2025 5:16 pm
Para
Po verifikon pasuritë e VIP-ave, kush është agjenti amerikan në Tiranë

Po verifikon pasuritë e VIP-ave, kush është agjenti amerikan në Tiranë

Zbulohet çmimi i Samsung Galaxy F, telefoni që paloset

Zbulohet çmimi i Samsung Galaxy F, telefoni që paloset

Flet agjenti i Mourinho, ja çfarë do të ndodh me të

Mourinho jep 20 mln euro për një mbrojtës 32-vjeçar

TE FUNDIT

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA

Zbulohet një specie e re zvarraniku fluturues, 200 milionë vjet e vjetër në SHBA
7 Korrik, 2025

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re pterosauri – një zvarranik fluturues që fluturoi mbi dinosaurët më shumë se 200...

Lexo më shumë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com