Aktualitet

Basha: Zjarri në Ministrinë e Shëndetësisë, SPAK në test për jetë a vdekje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:18 - 09/05/20 |
Opi Nion

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu demokrat Lulzim Basha iu rikthye argumentit të tenderave sekret të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, por tashmë me një tjetër të dhënë. Sipas Bashës në zyrën e prokurorimeve në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë zjarr. Duke i bërë thirrje SPAK-ut të hetojë për ngjarjenm Basha tha se ky është një test për jetë a vdekje për këtë institucion.

“Ka rënë zjarr në zyrën e prokurimeve në katin e katërt në Ministrinë e Shëndetësisë. Ka shkuar SPAK-u për hetim dhe ka rënë zjarr. Ky është një test për SPAK-un, të ngrihet mbi presionin e Agaçit, Ballës. Nuk i publikoi të dhënat e tenderave sekrete se nuk po i manipulonte dot dhe i ka vënë flakën. Ky është një test për jetë a vdekje i SPAK, nëse SPAK dështon me këtë atëherë ka lindur i vdekur”, tha Basha./Opinion.al

 

Pas