Lulzim Basha tha në protestën përballë kryeministrisë se janë paguar miliona dollarë për të futur LSI në zgjedhjet e 18 qershorit. Duke folur para demokratëve të Elbasanit të thirrur në çadër, Lulzim Basha kujtoi se 35 milion dollarë shtesë që u paguan nga qeveria për rreshqitjen e tokës në autostradën Tiranë-Elbasan.
“35 milion dollarë pagoi Edi Rama për rrëshqitjen e rrugës së autostradës për t’i mbyllur gojën Ilir Metës”, u shpreh ai.
Në fakt, kërkesa për të paguar një shumë të tillë për punimet në autostradë u bë pak kohë më parë nga Ministri i Transporteve, Sokol Dervishi. Shuma e kërkuar habiti edhe vetë deputetët socialistë në komisionin e ligjeve, pasi bëhej fjalë vetëm për 4 kilometra rrugë. Pandeli Majko e quajti rrugën një varrezë lekësh, kur dëgjoi sa milion dollarë kërkoi ministri i LSI-së.