Aktualitet

Basha zbulon çfarë nuk tha Rama për samitin: 5 vende kanë vendosur që…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:55 - 07/10/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbuluar ditën e sotme në Kuvend  se Kryeministri Edi Rama nuk tregon vendimin që morën 5 shtete gjatë samitit të Sllovenisë zhvilluar ditën e djeshme.

Në fjalën e tij Basha ka thënë se  këto 5 shtete nuk do t’i hapin negociatat Shqipërisë edhe sikur Bullgaria të heqë VETO-n ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e thotë ky, në Slloveni të paktën 5 vende anëtare me peshë kanë vendosur që edhe sikur nesër Bullgaria t’ia heqë VETO-n Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pas atij raporti sepse nuk ka në krye një Kryeministër dhe një qeveri që ka ardhur përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por përmes shkrirjes në një të shtetit me partinë si Lukashenko, përmes blerjes së votave me paratë e krimit dhe të korrupsionit”, deklaroi kryetari i PD, Lulzim Basha. /Opinion.al

Pas