Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të enjten, është shprehur nga foltorja e Kuvendit se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj duhet të largohet, pasi refugjatët sirianë nuk e shpëtojnë dot.
Basha theksoi se opozita qëndron fuqishëm prerë dhe vendosmërisht për largimin e Fatmir Xhafës.
Kreu i PD-së, deklaroi se Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama vetëm sa po fundosin më shumë veten e tyre.
Sipas tij, Xhafën jo vetëm që nuk e shpëtojnë dot refugjatët sirianë, por as prokurorët që po montojnë një skenar qesharak dhe idiot si ato që montonte Fatmiri kur ishte hetues i Sigurimit të Shtetit dhe detyronte me tortura të pafajshmit, të pranonin të ishin të fajshëm.
Basha: Dua ta them sot qartë dhe shkoqur Partia Demokratike, opozita qëndron fuqishëm prerë dhe vendosmërisht, për largimin e Fatmir Xhafajt. Fatmir Xhafaj do të ikë. Agron Xhafaj është trafikant droge në Itali dhe Shqipëri.
Refugjatët sirianë, nuk e shpëtojnë dot.
Nuk e shpëtojnë dot as prokurorët që po montojnë një skenar qesharak dhe idiot si ato që montonte Fatmiri kur ishte hetues i Sgurimit të Shtetit dhe detyronte me tërtura të pafajshmit, të pranonin që ishin të fajshëm.
Nuk e shpëton dot as propaganda.
Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama vetëm sa po e fundosin më shumë veten e tyre.
Unë dhe PD po presim me qetësi të shohim se ku do t’i çojë dëshpërimi dhe budallallëku i tyre.