Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha viziton sërish banorët e Laçit: Qeveria po i ndan njerëzit

2019/12/14 at 3:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha viziton sërish banorët e Laçit: Qeveria po i ndan njerëzit

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar sërish të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Laç.


Basha ka theksuar përmes një postimi në rrjete sociale kisha 100-vjeçare e Shën Mhillit për 18 ditë me radhë po siguron ushqimin dhe strehim 50 familjeve laçiane.

Gjithashtu ai ka theksuar  se edhe kisha ka pësuar dëme të mëdha për shkak të tërmetit dhe një pjesë e saj rrezikon shembjen. Sipas kreut të PD duhet të bëjë vlerësimin si dhe të japë zgjidhjen për çdo objekt.

Gjithashtu sipas tij qeveria po i ndan dhe diferencon ndihmat për njerëzit e prekur nga tërmeti: “Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan. Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në cdo zonë të goditur nga tragjedia,”-ka shkruar kreu i PD-së ndër të tjera.

Postimi i plotë i Bashës në Facebook:

Kisha 100 vjeçare e Shën Mhillit në Laç, prej 18 ditësh siguron ushqim dhe strehon 50 familje në oborrin e saj, për të cilat nuk është kujdesur askush.

Vetë ndërtesa e kishës ka pësuar dëme të mëdha. Edhe pse kanë kërkuar ndihmë urgjente pasi një pjesë e saj, rrezikon të shembet duke rrezikuar kështu jetën e shërbyesëve të Zotit dhe të besimtarëve ende askush nuk i ka ndihmuar.

Mirënjohje për ekspertët që i janë përgjigjur thirrjes se opozitës për të berë një vlerësim të gjendjes së kishës. Por natyrisht është detyrimi i shtetit të bejë vlerësimin dhe të japë zgjidhje për çdo objekt.

Në këtë zonë askush përvec kishës dhe vullnetarëve nuk u ka ardhur në ndihmë fëmijëvë, të moshuarve, grave dhe burrave që tërmeti dhe qeveria i ka lënë jashtë, në qiell të hapur. Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan. Trajtimi preferencial dhe partiak apo në bazë të miqësive, është ankesa e përditshme në cdo zonë të goditur nga tragjedia.

Çdo ditë po del më qartë e më shqetësuese mënyra se si janë vlerësuar objektet. Vlerësime të ndryshme për një objekt, verifikime me mjete qesharake nga punonjës te administratës pa asnjë kualifikim, janë kthyer në kembanë alarmi për rrezikun që u kanoset banorëve në qindra banesa.

Është kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve vetëm që të mos prekë lekët që u jep oligarkëve.

Kjo është dhe arsyeja pse qeveria nuk angazhoi rreth 500 inxhinierë me eksperiencë për të kryer verifikimin e objekteve. Sepse rezultati duhet të jetë sipas interesit të qeverisë dhe jo sipas realitetit.

Është pikërisht kjo neglizhencë kriminale që solli viktima ne Thumanë e Durrës me 26 nëntor. Nëse do të merreshin masa pas tërmetit te 21 shtatorit, shumë jetë do ishin shpëtuar.

Propaganda, korrupsioni dhe paaftësia po kërcënojnë seriozisht edhe sot sigurinë e mijëra banorëve që po vuajnë edhe për bukën e gojës./Opinion.al/

 

Etiketa: laclulzim basha


Ju sugjerojmë

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
Kryesore

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin

5 Janar, 2026 7:46 pm
Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron
Bota

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron

5 Janar, 2026 7:08 pm
Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu
Bota

Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu

5 Janar, 2026 6:55 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Plani i Trump për Venezuelën: Cisternat e naftës nuk lëvizin pa urdhër…

5 Janar, 2026 6:12 pm
Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima
Bota

Protestat masive trondisin Iranin, raportohen për 16 viktima

5 Janar, 2026 5:11 pm
Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci
Bota

Presidentja meksikane dënon sulmin e SHBA në Venezuelë: Nuk ka sjellë demokraci

5 Janar, 2026 3:59 pm
Si u kap Maduro?Forcave Delta u mjaftuan 46 sekonda për ta nxjerrë nga dhoma
Bota

Zvicra ngrin pasuritë e Nicolas Maduros pas arrestimit nga SHBA

5 Janar, 2026 3:30 pm
Abuzimi me paraburgimin /Meta: Shqipëria ia kalon edhe vendeve diktatoriale afrikane
Kronikë

GJKKO refuzon kërkesën e Metës për zëvendësim të masës së sigurisë

5 Janar, 2026 3:08 pm
Venezuelë, ngrihet komision për lirimin e Maduros
Bota

Venezuelë, ngrihet komision për lirimin e Maduros

5 Janar, 2026 3:07 pm
Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” me para
Bota

Grabitje si në filma në Itali, autorët marrin 400 mijë euro nga “blindi” me para

5 Janar, 2026 3:05 pm
Para
PD e Durrësit: Dako firmoste, shiste beton, supervizonte…

PD e Durrësit: Dako firmoste, shiste beton, supervizonte...

Kërkuan azil në Francë dhe Belgjikë, riatdhesohen 31 shqiptarë

I dënuar për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania 39-vjeçari nga Tepelena

Dënohet me burg shqiptari që planifikonte sulme terroriste në Amerikë

Dënohet me burg shqiptari që planifikonte sulme terroriste në Amerikë
















TE FUNDIT

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin

Berisha-Ramës: Ja ku janë “deltat” tona, do vijnë në Surrel sapo të marrin urdhrin
5 Janar, 2026

Në foltoren e parë për vitin 2026 para Kryeministrisë, ku ishin mbledhur dhjetëra mbështes të Sali Berishës, kreu i PD...

Lexo më shumë

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron

Kush është “Gjeli”, dëshmitari që mund të fundosë Maduron
5 Janar, 2026

Vetëm koha do të tregojë se kush, nga rrethi i tij, e ka tradhtuar Nicolás Maduron duke e “shitur” te...

Lexo më shumë

Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu

Maduro nuk pranon fajësinë: Jam president, SHBA më rrëmbeu
5 Janar, 2026

“Jam presidenti i Venezuelës dhe nuk pranoj fajin”. Kështu Nikolas Maduro u paraqit për herë të parë në Gjykatën e...

Lexo më shumë

Plani i Trump për Venezuelën: Cisternat e naftës nuk lëvizin pa urdhër…

Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
5 Janar, 2026

Sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio njoftoi se presidenti Trump do të përdorë një të ashtuquajtur “karantinë ushtarake nafte” për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com