Aktualitet

Basha: Vetingu i politikanëve, zgjidh korrupsionin dhe krizën ekonomike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 09/11/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në rrjetin social “Twitter”,  ka përsëritur sërish qëndrimin e tij për nismën e propozuar nga PD,  vetingun e politikanëve.

Sipas kryedemokratit, zgjidhja e krizës ekonomike dhe korrupsionit në Shqipëri është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin.

“Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme. Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!”, shkruan Basha./Opinion.al

Pas