Politikë

Basha uron kreun e ri të LDK: Pres me kënaqësi të punoj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:16 - 14/03/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar përmes një postimi në “Facebook” Lumir Abdixhikun për zgjedhjen në postin e kryetarit të ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Basha shkruan se është i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë, teksa shton se pret me kënaqësi që të punojë me Abdixhikun.

“Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku. Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish presidenti Ibrahim Rugova. Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku për të vijuar marrdhëniet e shkëlqyera mes dy partive si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona”, shkruan Basha./ Opinion.al

Pas