Kreu i Opozitës, Lulzim Basha ka qënë shumë i rezervuar me fëmijët e tij, ndërsa ditën e sotme me rastin e 1 qershorit ka bërë një përjashtim. Si rrallë-herë ai ka postuar një foto në facebook-un e tij teksa shfaqet me vajzën e tij të vogël Viktorian. Të dy duken shumë të buzëqeshur në foto ndërsa Basha shkruan: “ Bashkë me vajzën time Viktoria, ju urojmë gjithë fëmijëve të Shqipërisë “Gëzuar 1 qershorin”.
Viktoria është vajza e dytë e Bashës, e cila ka ardhur në jetë gjatë kohës ku ai garonte për kryetar Bashkie. Basha ka dy vajza Dafinën dhe Viktorian, dhe sw fundmi është shfaqur publikisht me to në protestën e 13 majit.