Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha tregon çfarë iu tha në Berlin për investimet e huaja në Shqipëri

2021/02/16 at 12:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha tregon çfarë iu tha në Berlin për investimet e huaja në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bashagjatë ditës së sotme në bashkëbisedim në forumin për integrimin, organizuar nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, deklaroi se PD dhe ai personalisht do të qëndrojë larg nga sistemi i drejtësisë.


Sipas Bashës PD në qeveri do të sjellë një kulturë të re politike përmes qeverisjes së përgjegjshme.

“Këto janë 5 shtyllat e demokracisë: Një parlament i cili përfaqëson interesin e qytetarëve, i pastër nga krimi, i shkëputur nga lidhjet kriminale, që e mban qeverinë përgjegjëse dhe nuk është manar i qeverisë, një drejtësi e pavarur e cila garanton zbatimin e ligjit, media e pavarur që bën transparencën, një opinion publik i shëndoshë aktiv. Hapat e menjëhershëm besoj jua shpjegova.

Megjithatë nuk është momenti tani por shumë shpejt, shumë shpejt, brenda këtij viti do t’iu përvijojmë shqiptarëve horizontin e një kushtetute të re. Horizontin e një kushtetute të re e cila të japë zgjidhje afatgjata për mos përqendrimin e pushtetit, për ndarjen dhe balancimin e pushtetit, për trios politika, për pavarësinë e institucioneve të pavarura, për fuqizimin e institucioneve dhe dobësimin e influencës në kuptimin malinj të fjalës politike mbi institucionin. Pa diskutim që do të jetë një ushtrim kombëtar i cili duhet të na përfshijë të gjithëve, kundërshtarin politik nesër në opozitë, shoqërinë civile dhe gjithë ekspertizën e domosdoshme kombëtare dhe ndërkombëtare për t’i dhënë shqiptarëve një tjetër kornizë të lojës kushtetuese ku mos ketë më xhepa për autoritarizëm, për abuzivizëm apo për t’i dhënë goditje pothuajse vdekjeprurëse kolonave kryesore të kontrollit dhe të balancës së pushteteve”, – tha Basha.

Basha preku gjithashtu edhe çështjen e emigracionit masiv sidomos atë të të rinjve. Për të frenuar këtë eksod, Basha tha se duhet thithur investimet e krijimi i vendeve të punës që të rinjtë të punojnë këtu e jo të ikin jashtë. Lidhur me investimet e huja Bsha përmendi edhe çfarë I është thënë në Berlin për investimet gjermane në Shqipëri.

“Për çdo të ri që largohet nga Serbia, largohen 12 të rinj nga Shqipëria. Po ju citoj drejtpërdrejt atë që më thanë në Berlin: 3 miliardë euro investime kemi në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë në Shqipëri. Ka nevojë për shpjegim?! “Nuk ka nevojë zoti kryetar i opozitës”.

Më shpjegoni se çfarë po shkon keq me vendin tuaj, se ne jemi Ministria Gjermane e Ekonomisë  dhe ne na mjaftojnë këto dy shifra për të kuptuar se ku jeni ju. 3 miliardë euro  investime në Maqedoninë e Veriut, 300 milionë në Shqipëri. 10 herë më pak! Bëhet fjalë për linja prodhimi, për fabrika, bëhet fjalë për transfertë teknologjike, bëhet fjalë për trajnim të krahut të punës, trajnim të kualifikuar, arsim profesional dual.

Ka një përgjegjës dhe ndreqja e problemit fillon me largimin e këtij përgjegjësi me 25 prill dhe rikthimin e besimit tek politika dhe tek institucionet, se nuk ka instrument tjetër për të shëndoshur shoqërinë. 2 janë prioritetet që unë kam parashtruar me Berlinin zyrtar. Prioriteti i parë është zbatimi në kushtet e Shqipërisë i modelit të trajnimit masiv të rinisë shqiptare përmes edukimit dual. Nevoja për programues në Gjermani është mbi 80 % e 500 mijë programuesve që kërkon gjithë Europa. Interesi i korporatave të tyre, po marr një fushë vetëm, për të zhvendosur një pjesë të programimit në Europën juglindore ka çuar që vetëm në Serbi nga 40 mijë të punësuar të para dy viteve, 21 mijë të jenë në këtë sektor. E dyta që kam kërkuar është ndihmë në investimet private por edhe në bashkëpunimet me investimet publike që i takojnë Shqipërisë për sa i përket infrastrukturës fizike për këtë. Deri më sot ka ndodhur e kundërta. Porti i Hamburgut që është pikë referenciale botërore është përzënë nga porti i Durrësit. Porti i Hamburgut apo i Roterdamit duhet të ishin partnerët natyral të portit të Durrësit. Këto janë dy prioritetet kryesore, infrastruktura ta përmbledh me dy fjalë dhe arsimimi dual”, u shpreh Basha./Opinion.al

Etiketa: Bashabe


Ju sugjerojmë

“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën
Kryesore

“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën

2 Korrik, 2026 9:33 am
Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD
Kryesore

Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD

2 Korrik, 2026 8:06 am
Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

1 Korrik, 2026 10:43 pm
Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

1 Korrik, 2026 9:47 pm
Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar
Bota

Netanyahu i përgjigjet Erdoganit: Qetësohu, koha e Perandorisë Osmane ka mbaruar

1 Korrik, 2026 7:23 pm
Erion Veliaj kërkon lirinë në Kushtetuese: Shfuqizoni arrestin me burg
Aktualitet

Masa e sigurisë ndaj Veliajt, “Kushtetuesja” shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë

1 Korrik, 2026 5:22 pm
Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit
Kryesore

Libri “Albanian Files” në SPAK, Rama: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

1 Korrik, 2026 5:20 pm
Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen
Bota

Mbi 1 mijë viktima nga vapa në Spanjë, OBSH: Valët e të nxehtit do të intensifikohen

1 Korrik, 2026 3:49 pm
Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet
Aktualitet

Braho: Po mendojmë një model të ri që SPAK t’i kryejë vetë arrestimet

1 Korrik, 2026 3:31 pm
Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz
Kryesore

Protesta, Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

1 Korrik, 2026 3:15 pm
Para
Vaksinohen sot 45 të moshuar në azilin e Shkodrës

Vaksinohen sot 45 të moshuar në azilin e Shkodrës

Avokati i gjyqtares Hoxha: Të lihet në arrest shtëpie, ka fëmijë të mitur

KLGJ shtyn seancën për gjyqtaren Enkeleda Hoxha më 25 shkurt

Gjendet i pajetë në rrugë kreu i Partisë Demokratike në Sarandë,Hariz Mema

Gjendet i pajetë në rrugë kreu i Partisë Demokratike në Sarandë,Hariz Mema
















TE FUNDIT

“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën

“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë”, Rama flet për protestën
2 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama, në një takim me pensionistët, foli sërish për protestën qytetare që ka më shumë se 30 ditë...

Lexo më shumë

Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD

Zgjidhen 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD
2 Korrik, 2026

Këto do të jenë 20 anëtarët e zgjedhur të Kryesisë së PD, pasi rezultuan më të votuarit nga anëtarët e...

Lexo më shumë

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD
1 Korrik, 2026

Julia Emiri ka rezultuar fituese në garën për drejtimin e Këshillit Kombëtar të PD. Pas numërimit të votave, rezulton që...

Lexo më shumë

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Dita e 32-të e tubimit/Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
1 Korrik, 2026

Po mbahet në Tiranë dita e 32-të e tubimit të qytetarëve. Ashtu si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në sheshin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}