Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: T’i japim fund krizës me dialog, jemi në muzgun e Republikës së Vjetër

2017/04/10 at 7:29 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: T’i japim fund krizës me dialog, jemi në muzgun e Republikës së Vjetër

Nga çadra e protestës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri edhe një herë thirrje që t’i jepet fund krizës politikë dhe të dialogohet në funksion të zgjidhjes. Sipas tij, kjo zgjidhje nuk mund të jetë më shumë oksigjen për krimin.

Basha: Edhe sot nga ky shesh, ftesa ime, ftesa jonë është t’i japim fund kësaj krize politike me dialog në funksion të zgjidhjes, që nuk mund të jetë më shumë oksigjen për krimin, më shumë kohë për drogën. Zgjidhja duhet të jetë përmes qeverisë teknike që të kryej zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga ky shesh i themi dhe do t’i themi jo konfliktit, jo nxitjes së shqiptarëve kundër shqiptarëve. Asnjë njeri i vetëm nuk vlen sa bashkimi i shqiptarëve. Kjo ëndërr është tejet e madhe për të qëndruar në shpatullat e një njeriu të vetëm, por të vendoset në shpatullat e miliona shqiptarëve.

Basha deklaroi se jemi në prag të muzgut të Republikës së Vjetër siç e cilëson ai, duke shtuar se përbetimi i ndërmarrë është përtej partive politike.

Basha: Jemi përballur me shantazhe, me fyerje, me gjuhën e drunjtë të një njeriu të pashpirt. Jemi përgjigjur ditëpërditë me të vetmen monedhë që njohin shqiptarët evropianë; qëndresën demokratike për të mos i lëshuar asnjë kolonë krimit me mbështetje qeveritare. Muzgu i Republikës së Vjetër po bie, agimi i Republikës së Re po lind. Jemi të gjithë bashkë dhe kemi marrë një përbetim që tejkalon kufijtë e çdo partie politike, është i madh dhe fisnik sa vet atdheu ynë.

Ne nuk e kërkuam këtë betejë, por na e dhanë ata që menduan se një popull i tërë mund të shkelet me këmbë, mund të mashtrohet dhe mund t’i mbyllet goja me zgjedhje të diktuara nga krimi, që është vjedhja e të drejtës sovrane të një populli të lirë. Ne erdhëm në këtë betejë me një synim që përmes një lëvizje paqësore që të bashkojmë shqiptarët në rrugën e lirisë së vërtetë; sot me gojën plot i shoh këtu të djathtë dhe të majtë të bashkuar deri në arritjen e fitores që na pret.

Etiketa: Bashadialogrepublika e vjeter

Ju sugjerojmë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Messi rinovon kontratën me Inter Miami
Sport

Messi rinovon kontratën me Inter Miami

24 Tetor, 2025 5:31 pm
Para
Foto/ “Çmendet” rrjeti! Tre meshkujt më të adhuruar në botë bëhen bashkë

Foto/ "Çmendet" rrjeti! Tre meshkujt më të adhuruar në botë bëhen bashkë

Video/ Stafi i linjës ajrore nxjerr zvarrë doktorin nga aeroplani

Video/ Stafi i linjës ajrore nxjerr zvarrë doktorin nga aeroplani

Tensionet Kosovë-Serbi, BE bën thirrje: Duhet përmbajtje dhe maturi

BE: Debati politik brenda parlamentit

TE FUNDIT

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com