Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale iu ka bërë thirrje shqiptareve për ndryshim.
Basha thotë se çdo qytetar e ka në dorë fatin e tij dhe nuk mund të lejojë të tjerët të vendosin për të. Kreu i PD gjithashtu thekson se shqiptarë nuk duhet të heqin dorë nga Shqipëria por të ndryshojnë qeveritarët arrogantë që pasurojnë veten e tyre.
“A e di cili është i pari? A e di cili merr vendime për ty? Jo, ky, as ku, as ky dhe as ky. Je ti! Ti je ai që vendos për të ardhmen e këtij vendi. Je drejtuar nga qeveritarë arrogantë, përçarës, që pasurojnë veten e tyre dhe të kanë bërë të besosh që nuk ka më shpresë.
Dhe tani po i pranon gjërat siç janë. Por i pari je ti! Nuk të pëlqejnë ata që të udhëheqin? Ngrihu dhe ndërroji! Mos hiq dorë nga Shqipëria. Ndryshoje Shqipërinë. Këtë herë fitoni ju”, shkruan Basha./Opinion.al