Kryesore

Basha thirrje Nanos:Policia t’i japë të dhënat e sistemit TIMS komisionit hetimor



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:14 - 20/02/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka drejtuar një thirrje drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano, lidhur me informacionet që komisioni Hetimor i Inceneratorëve i ka kërkuar këtij të fundit.

Basha i bëri thirrje Nanos që t’i dorëzojë Komisionit Hetimor për Inceneratortë informacione nga sistemi TIMS për lëvizjen e jashtë vendit të personave që komisioni ka kërkuar.

Gjej rastin t’i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së vendit, nuk mund të mohojë Policia e Shtetit aksesin në informacionin e kërkuar nga komisioni hetimor të lëvizjes së personave për të cilët është bërë kërkesa. E di po kështu nga informacionet e ardhura në PD, se ndalimi i raportimit të të dhënave të sistemit TIMS nuk është bërë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por është bërë me urdhër politikë nga lart. Gledis Nanos i bëj thirrje që prej ditës së hënë, e di se sa kollaj është për t’i kthyer përgjigje komisionit hetimor, dhe t’i thuhet nëse këta ministra ose persona kanë udhëtuar së bashku në tokë, det apo ajër, apo sa herë kanë udhëtuar”,-tha Basha./Opinion.al

Pas