Aktualitet

Basha thirrje Berishës: Nuk i ke firmat, boll ndihmove Edi Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 11/11/21 |
Opi Nion

Pas dorëzimit të firmave nga ana e ish-kryeministrit Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ka reaguar për herë të parë kryedemokrati Lulzim Basha. Kryedemokrati u shpreh se ish-kryeministri Berisha nuk i ka firmat prandaj i dorëzoi tek Këshilli Kombëtar.

Jashtë selisë blu në një prononcim për mediat, Basha tha për liderin historik të PD-së, Sali Berisha se po harxhon kohën e demokratëve dhe se po ndihmon Edi Ramën dhe regjimin e tij, për të cilin tha se është bërë pjesë e një puçi brenda PD.

“I zhgënjyer nga tallja që i ka bërë demokratëve dje. Duke fshehur bllofin dhe mungesën e firmave për 1/4 e anëtarëve të Kuvendit që do vininin në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Nëse do i kishte mbledhur do i kishte dorëzuar sipas statutit, procedura statutore që ai e njeh shumë mirë. Nuk e ka bërë se ka qenë e gjitha një bllof për hallet e tija personale. Ka një proces të qartë që Bardhi ua ka shpjeguar. Qëndrimin tim e keni të qartë. Kuvend Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm ta thërras unë, për demokratët dhe një kuvend të demokratëve. Dua ta hedh poshtë gënjeshtrën e shpërndarë se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend. Kam thënë këtu dhe kudo që asnjë kuvend dhe asnjë institucion i PD nuk do marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe PD nuk do kthehet në bunkier për hallet personale të Berishës, por do mbetetet shpresa e demokratëve. Do ecim përpara se kemi një armik, një regjim, që është Edi Rama. Regjimi mbështetet në një trekëndësh. Regjimi është bërë pjesë për një puç brenda PD. Kam një thirrje për Berishën. Nuk i kishe firmat, dhe nuk i dorëzove sipas rregullave statutore. Boll harxhove kohën e demokratëve dhe boll e ndihmove Edi Ramën, PD do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur. Kemi një armik, Edi Ramën, ta çojmë përpara fundit politik, të kthejmë legjitimitetin dhe demokracinë në shina.”-tha Basha./Opinion.al

Pas