Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thërritur paraditen e sotme në selinë blu aleatët e tij. Mëngjesin e sotëm në selinë e PD janë paraqitur kretët e partive opozitare, Monika Kryemadhi, Agron Duka, Dashamir Sheji.
Ky takim vjen në një moment që PD ka publikur një audio përgjim ku pretendohet se Agron Xhafaj bën pazare droge me një person që PD thotë se është bashkëpunëtor i tij.
Sipas raportimeve, në fokus do të jetë pikërisht audiopërgjimi i Agron Xhafaj. Mësohet se ditën e enjte Partia Demokratike pritet të marrë vendime të mëdha, ku janë të hapura të gjitha opsionet.